Bota

Mohoi gjenocidin në Srebrenicë, deputetët e Malit të Zi votojnë sot për shkarkimin e ministrit Vladimir Leposaviç

17 Qershor 2021, 09:57 Nga DOSJA
Mohoi gjenocidin në Srebrenicë, deputetët e Malit të Zi

MAL I ZI– Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, sot pritet të deklarohen lidhur me iniciativën për shkarkimin e ministrit për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, raporton radio televizioni i Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, kërkoi shkarkimin e Leposaviçit, pasi ministri në Kuvend duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, ka thënë se “është i gatshëm ta pranojë që në Srebrenicë ka ndodhur dhe kryer gjenocidi, vetëm atëherë kur kjo të konfirmohet”.

Shkarkimi i Leposaviçit është i mundur me votat e partisë opozitare, DPS e Millo Gjukanoviçit, që ndryshe bojkoton seancat parlamentare, dhe të disa partive tjera siç është Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviçit, që është pjesë e shumicës parlamentare.

Megjithatë, për shkarkim të Leposaviçit kanë paralajmëruar se do të votojnë për nga SDP, SD dhe Partia boshnjake dhe ajo e shqiptarëve. /Telegrafi/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic masakra e srebrenices vladimir leposavic zdravko krivokapić dritan abazovic masakra e srebrenices vladimir leposavic zdravko krivokapić

Sondazh

Poll