Insights

Eksperiment ekonomik: UKT blen 40 biçikleta për 43 milionë lekë për zyrtarët e lartë (Ku ‘avulluan’ Mobike?)

17 Qershor 2021, 10:47 Nga DOSJA
Eksperiment ekonomik: UKT blen 40 biçikleta për 43 milionë

TIRANË- Një eksperiment i veçantë ekonomik është zhvilluar nga Bashkia e Tiranës dhe më konkretisht, institucioni Ujësjelles Kanalizime Tiranë. 40 biçikleta janë vendosur të blihen nga UKT për zyrtarët e lartë për vlerën e tenderit 43 milionë lekë të vjetra. Këto para i kanë kaluar kompanisë së vetme në garë, A.K.M Albanian Investment Group, me pronar Ardit Krajën.  Drejtoresha e Open Data, gazetarja Aranita Brahaj thotë se këto 40 biçikleta do të blihen për stafin e UKT. 

POSTIMI I PLOTE:

Ajo që është e paqartë është fakti pse Bashkia dhe UKT kanë marrë përsipër detyrimin për të blerë biçikleta elektrike për zyrtarët e lartë, dhe aq më shumë me një çmim prej 1 milionë lekë të vjetra për biçikletë.

Kjo nuk është hera e parë që në Tiranë propagandohet një lëvizje e gjelbër. Projekti më i fundit ishte ai i “Mobike”, biçikletat e lëvizshme që mund të porositeshin përmes telefonit e që sot nuk shihen askund nëpër Tiranë.

Edhe pse Erion Veliaj u zotua se “Mobike” në Tiranë nga 500 biçikleta do të shtohej në vetëm një javë në 4000, numri i tyre ngeli shumë i vogël. Në rrugët e kryeqytetit nuk gjenden dhe as shihen kollaj biçikletat portokalli. Por të shpresojmë që me këtë shifër luksi që zyrtarët e UKT kanë realizuar tenderin, do të ketë një shtim të lëvizjes së “gjelbër” nëpër Tiranë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

factcheck factcheck ardit kraja mobike tenderi i ukt ukt ardit kraja mobike tenderi i ukt ukt

Sondazh

Poll

Insights 14 Qershor 2021, 15:10

Goli “Offside” në fitoren e Lulzim Bashës

Një gol me pozicion të dukshëm “jasht loje”, i dha sërisht shiritin e kapitenit të skuadrës PD – Lulzim Bashës, në përballjen e tretë brenda llojit. Ky “g...