Insights

Goli “Offside” në fitoren e Lulzim Bashës

14 Qershor 2021, 15:10 Nga DOSJA
Goli “Offside” në fitoren e Lulzim Bashës

Një gol me pozicion të dukshëm “jasht loje”, i dha sërisht shiritin e kapitenit të skuadrës PD – Lulzim Bashës, në përballjen e tretë brenda llojit. Ky “gol” i Bashës, më kujton ndeshjen Argjentinë – Peru në Kampionatin Botëror 1978, të fituar nga Argjentina me rezultatin 6 – 0! Regjimi diktatorial argjentinas me një shkelje syri nga FIFA, ndryshoi rregullat e lojës, ndërsa regjimi peruan përmes presionit dhe joshjes mbi kombëtaren, e shiti ndeshjen me një rezultat tenistik, i cili kualifikonte argjentinasit. Shiriti i kapitenit, do qëndrojë në krahun e Lulzim Bashës edhe për 4 vite të tjera, ndërkohë që rezultatet e deritanishme, janë katastrofë. Humbje pas humbjesh në 8 vite. Humbje, që përveç vulës së regjimit Rama, kanë edhe lidershipin e dobët nga Basha. Ai suksesshëm po “lulëzon”  në uzurpimin e garës pa rregulla për shiritin e “kapitenit kryetar”, për tu vyshkur në garën reale për të qenë lider. Lider që merr vendimet e duhura në momentin e duhur! Lider që mban fjalën e dhënë! Lider që mban edhe përgjegjësitë, për veprimet e tij! Basha me të drejtë i konsideron zgjedhjet e 25 Prillit një masakër elektorale, por edhe zgjedhjet e 13 Qershorit, ishin shumë larg standarteve demokratike. Si ka mundësi që kundërshtarët e tij në garë, mos kishin as listën e votuesve? As komisionerë? Vetëm vëshzhgues?! Për mos folur për kohën e shkurtër për fushatë. Shto këtu edhe gjuhën denigruese që disa deputetë përdorën për kundërshtarët e Bashës. Partia nuk është “call center” – tha Gjekmarkaj  për Agron Shehaj?! Nuk janë të aftë as për kryatar fshati – tha Salianji?! Por kundërshtarët e Bashës, veç garës së pabarabartë patën edhe gabimet e tyre. Kadilli, Harxhi e Shehaj, nuk e pranonin që zgjedhjet dukshëm u manipuluan, çka për shumë demokratë që qenë vet dëshmimtarë të manipulimeve, kjo gjuhë qe e papranueshme. Publikimi nga ana e tyre e takimit me Ambasadoren Kim si “dekoratë” fushate, acaroi shumë demokratë. Përkrahja që administrata demokrate amerikane (që nga njohja e rezultatit të zgjedhjeve ende pa u zyrtarizuar), po i jep haptazi regjimit Rama, ka zgjuar një frymë antiamerikane në elektoratin e djathtë. Megjithatë, pavarësisht rezultatit të dobët, sfidantët e Bashës sollën edhe risi mjaft pozitive. Manifesti i Kadillit si dhe pikat e Shehaj për demokratizimin e PD-së, janë nisma shumë të vlefshme që patjetër duhet të përfshihen në statutin e partisë, nëse nuk duan të “nusërojnë” vazhdimisht në opozitë. Nga ana tjetër kapiteni i rikonfirmuar Basha, nuk e ka të qartë strategjinë opozitare drejt suksesit. Si gjithmonë i lëkundur për të marrë vendime dhe për t’i qëndruar atyre me vendosmëri, ende nuk di si do veprojë me Parlamentin? Me protestat? Prapsja e tij pas çdo telefonate ambasadoresh, të bën të dyshosh se është  një kapiten i shantazhueshëm. Të jetë vallë pagesa 600 mijë $$ që u paguan për lobim në State Department? Vetë Meta e pohoi se i qe bërë presion me ca “gjëra” që amerikanët dinë për të! Goditja e Berishës qe një paralajmërim për Bashën. Mos vallë i rranë derës që të dëgjojë penxherja? Shumë analistë (madje edhe ndonjë që admironte opozitën), e shohin goditjen e Berishës si paralajmërim edhe për Ramën. Në fakt e vërteta qëndron krejt ndryshe. Që nga reforma në drejtësi, ndryshimi i Kushtetutës pa pasur votat reale popullore, patronazhimi i zgjedhjeve e deri tek “Defender 21” që si “mision” shtesë kishte edhe shuarjen protestat opozitare për manipulim, tregojnë mbështetjen e hapur të administratës amerikane ndaj konsolidimit të regjimit Rama. Administrata amerikane është e lodhur me përplasjet e ashpra për pushtet mes dy forcave kryesore politike, duke i’a lënë Ramës të gjithë fushën e lojës, përfshirë dhe rregullat. Njësoj si dikur FIFA në ndeshjen Argjentinë-Peru. Ishte Qershor 1978. Ndeshjet e grupeve Poloni-Brazil dhe Argjentinë-Peru duhet të zhvilloheshin në të njëjtën orë, për të shmangur manipulimet. Por argjentinasit me një shkelje syri nga FIFA, pritën sa mësuan rezultatin e ndeshjes Brazil-Poloni dhe fituan 6-0 me Perunë. Qe një ndeshje e shitur. Atëherë nuk kishte sistem “Var”. Po edhe sot që ka OSCE me sistem monitorimi “vari ebet”, me një shkelje amerikane syri, asqë do shohë “GOLIN OFFSIDE” në zgjedhjet e 25 Prillit. Në ndihmë të opozitës me kapitenin e “vyshkur” Lulzim,  vjen vetëm folklori:

Pa dëgjo o BEU ynë

Mbahe mirë terezinë

Se njerëzia u piknë, iknë e morrën arratinë

Në Australi, Amerikë e Argjentinë

E pe Abdulla Bej Selimnë

Kullat e bardha në brinjë

Kukuvajkat ulurinë

Ashtu do ti lësh dhe tinë!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog ilir gjini lulzim basha ilir gjini lulzim basha

Sondazh

Poll