Insights

BUNKERIZOHET KUVENDI/ Politika hesht për censurën e gazetarëve në Komisione, urdhri i Ruçit i lë shqiptarët të painformu

7 Qershor 2021, 10:48 Nga DOSJA

TIRANË- Një vendim i brendshëm i Kuvendit të Shqipërisë ndalon gazetarët e politikës që janë të vendosur prej vitesh në këtë institucion, që të bëjnë raportimin e tyre live dhe duke parë në çdo hap atë që ndodh në vendin ku hartohen ligjet për shqiptarët. Me firmën e vetë Gramoz Ruçit dhe me një vendim të Byrosë, që ende nuk është njoftuar se kur është mbledhur, dhe në mungesë totale të transparencës, ky vendim i raportuar fillimisht shkarazi në media, po hap një debat të madh në publik se a po censurohet fjala e lirë?

Vendimi në fjalë, e quan raportimin e gazetarëve “akomodim” brenda ambienteve të Kuvendit dhe tashmë maxhorancës së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk i duhet më kamera e televizioneve. Qeveria ka bërë gati kamerën e saj për të transmetuar filmimet e punimeve të Kuvendit.

Jo vetëm seancat plenare por edhe punimet e Komisioneve Parlamentare ku diskutohen ligjet do të transmetohen me regji qendrore. Gazetarët e vendosur në Kuvend, do të vendosen në një dhomë me ekrane, ku do të ndjekin punimet, duke zhbërë rolin kryesor të medias që është raportimi në kohë reale dhe i pandikuar i informacionit që i jepet publikut. Por a mund të jetë raportim, transmetimi i kontrolluar nga një dorë? Kush do ti informojë shqiptarët për qindra kontrata koncesionare, vendime, diskutime dhe përplasje? 

Ajo që bie në sy padyshim është heshtja e politikës. Një reagim i thatë ka ardhur nga Partia Demokratike, ku Albana Vokshi është e vetmja deputete e ardhshme që ka reaguar. Heshtje në presidencë, heshtje në kupolën e selisë blu, heshtje në LSI. 

Teksa në të gjithë botën, gazetarëve iu jepen të drejta të padiskutueshme raportimi qoftë edhe në ngjarje tejet private dhe intime, në Shqipëri ndodh e kundërta. Detyrimin ligjor që Kuvendi ka për të lejuar mediat të raportojnë po e shkel me të dyja këmbët Gramoz Ruçi, në sy të të gjithëve. Komisioneri për të Drejtën e Informimit, sërish nuk ka reaguar për situatën dhe për të garantuar të drejtën e raportimit të gazetarëve, ndërsa politika majtas e djathtas pohon në heshtje se ky vendim nuk i shqetëson, përkundrazi, iu leverdis.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

factcheck factcheck gramoz ruci ndalimi i gazetareve ne kuvend gramoz ruci ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll