Insights

Puthja e Ramës i solli fat! NATO i jep 20 mln euro Salillarit për ndërtim trotuarësh e ndërtesash, por a e di si janë ndar

10 Qershor 2021, 10:20 Nga DOSJA

TIRANË– Në këtë faqe të shpenzimeve të NATO-s, shfaqet një kompani jo pak e njohur shqiptare, Salillari. E preferuara e qeverisë ka fituar një tender, me shumën rreth 20 milionë euro për trotuare dhe ndërtesa. Nga njëra anë duket si një legjitimim i përzgjedhjes pa rregulla që ka bërë qeveria Rama, duke bërë fitues padrejtësisht Salillarin në disa tendera. Duket sikur puthja e pjesës lakuriqe të kokës nga Edi Rama, është hallall për cilësinë e punimeve të kompanisë. Por problemet e shumta të punëve të Salillarit, duhet ta bëjnë edhe NATO-n të kontrollojë mirë, zbatimin e kontratës. 

20 milionë eurot e dhëna nga periudha 1 janar 2021 deri më 31 mars 2021, siç shihen në këtë dokument të siguruar nga Dosja.al tregojnë se kompania Salillari, e famshme për gllabërimin e milionave nga qeveria shqiptare për ndërtimin e rrugëve, tashmë i besohet edhe nga NATO-ja, ndërtimi i rrugëve dhe trotuarve. 

Shqiptarët nuk i kanë harruar me siguri rrugët e famshme të ndërtuara dhe rikonstruktuara nga Salillari, ndërsa ne po i risjellim NATO-s dhe publikut 3 nga episodet më interesante të 12 muajve të fundit nga kjo kompani. 

1.Aksi Çorovodë-Përmet, i ndërtuar nga Salillari 2 vite më parë, u shemb në janar të këtij viti. Rruga u dëmtua në bazament për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. 

2. Rruga e Borshit, e rikonstruktuar në harkun kohor të më pak se një viti, u shemb pas një shiu dimëror që ra në janar të këtij viti. Rruga, për të cilën shqiptarët paguan jo pak por 13.7 milionë euro, u nda më dysh, ndërsa banorët denoncuan menjëherë pasi ngjarjes se dyshonin për cilësinë e punimeve të kryera nga kompania Salillari. 

3. Shkatërrimi i Lumit Mat. Një nga veprat më të kushtueshme dhe të pariparueshme që Salillari iu detyrohet shqiptarëve është gërryerja e Lumit Mat. Shtrati i Lumit nisi të shfrytëzohej që prej verës së shkuar nga kompania Salillari, ku kamionëë e eskavatorë hoqën zhavorrin duke sjellë erozion në zonë dhe përmbytje në dimër.

Shpresojmë që NATO ta monitorojë siç duhet Salillarin, pasi nëse në Shqipëri punët zgjidhen me një të puthur të tullës dhe rreziku është për qytetarët e thjeshtë, një punë e NATO-s, sigurisht që cënon sigurinë botërore.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

factcheck factcheck nato i jep tender salillarit pellumb salillari nato i jep tender salillarit pellumb salillari

Sondazh

Poll