Aktualitet

Janë kaq pranë! 3 shqiptarë në shënjestrën e policisë greke për vrasjen e 20-vjeçares, kërkohet ndihma e Ambasadës Sh

17 Qershor 2021, 06:56 Nga DOSJA
Janë kaq pranë! 3 shqiptarë në shënjestrën e

ATHINË– Zhvillime të rëndësishme pritet që të ndodhin lidhur me zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, plot 35 ditë më parë në Glyka Nera! “TaNea” ka bërë me dije se brenda një kohe të shkurtër, Policia pritet që të arrestojë vrasësin e vajzës fatkeqe. 

Përveç kësaj, të dhëna krahasuese janë kërkuar nga 10-15 grabitje të ngjashme në Atikë, si dhe për lëvizjet e të paktën 20-30 kriminelëve grekë, shqiptarë, gjeorgjianë, disa prej të cilëve janë liruar kohët e fundit, duke synuar individë të veçantë, me një interes kryesor për tre të huaj me origjinë shqiptare që mund të kenë qenë të përfshirë në grabitje, të cilët janë zhdukur. Në lidhje me këtë është kërkuar ndihma e ambasadës së vendit të tyre, për të kontrolluar të kaluarën e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

Marrë nga TaNea

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet babis anagnostopulos caroline crouch grabitje ne greqi vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos caroline crouch grabitje ne greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll