Sport

Low është i bindur: “Gjermania kualifikohet pas dy ndeshjeve të ardhshme”

16 Qershor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Low është i bindur: “Gjermania kualifikohet pas dy ndeshjeve

GJERMANI – Joachim Low, pavarësisht disfatës me Francën, u shfaq optimist mbi mundësitë që ka Gjermania për të rregulluar gjithçka në dy ndeshjet e ardhshme dhe për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Euro 2020.

‘’Ka ende dy ndeshje, në të cilat ne mund të rregullojmë gjithçka dhe të gjejmë kualifikimin. Ishte një ndeshje intensive, ne u përpoqëm të luftonim deri në fund, por një autogol vendosi ndeshjen. Nuk mund ta fajësojmë Hummelsin, ishte thjesht fat i keq. Nuk ishte e lehtë ta largoje atë top’’, deklaroi Low.

Gjermania në ndeshjen e ardhshme do të sfidojë Portugalinë, po në “Allianz Arena” të Mynihut të shtunën, ndërkohë që Franca do të përballet me Hungarinë vendase, në “Puskas Arena”, stadiumi i vetëm ku ndeshjet e “Euro 2020” luhen në kapacitet të plotë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 france-gjermani joakim low euro 2020 france-gjermani joakim low

Sondazh

Poll