Sport

Shënoi histori! Ronaldo dje brenda ditës u bë shënuesi më i mirë, i bëri “namin” kompanisë së Cola-s me humbje

16 Qershor 2021, 08:13 Nga DOSJA
Shënoi histori! Ronaldo dje brenda ditës u bë shënuesi

Ndeshja midis Portugalisë dhe Hungarisë mund të ketë hyrë në histori! Autori i 2 golave, Cristiano Ronaldo brenda 24 orësh, në ndeshjen e parë, pa emrin e tij në vendin e parë të shënuesve në turne.

Në të njëjtën kohë, para ndeshjes, me një lëvizje, ai arriti t’i shkaktojë kompanisë së Coca-Cola një humbje prej 4 miliardë dollarësh.

Po ashtu, edhe dje, Ronaldo theu një tjetër rekord! Ai regjistroi pjesëmarrjen e tij të 39-të në Euro dhe Kupën e Botës, duke lënë pas gjermanin Bastian Schweinsteiger, i cili deri dje mbante rekordin, me 38 ndeshje. 

Me këtë dygolësh Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e fazës finale të Europianëve me 11 gola, duke kaluar Michele Platini. Cristiano Ronaldo bëhet edhe i pari futbollist që luan në pesë kampionate europiane dhe mbi të gjitha që shënon në të pestë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo cristiano ronaldo

Sondazh

Poll