Sport

I shkaktoi 4 mld dollarë dëm me heqjen e shisheve nga tavolina, Coca-Cola i përgjigjet Ronaldos: Lojtarëve iu jepet ujë…

16 Qershor 2021, 08:54 Nga DOSJA
I shkaktoi 4 mld dollarë dëm me heqjen e shisheve nga tavolina,

EUROPË- Një ditë pasi Cristiano Ronaldo i shkaktoi një humbje prej gati 4 miliardë dollarë kompanisë Coca-Cola me reagimin e tij, në konferencë ku hoqi tej shishen, një përgjigje ka ardhur nga kompania. 

“Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero Sugar, pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp”- thuhet në reagimin e Coca-Cola-s.

Cristiano njihet si një “armik” i pijeve me gaz, dhe më herët ka deklaruar se djalin e tij të vogël, Cristiano Jr, nuk e lejon të pijë pije me gaz apo të konsumojë fast-food. Por gjesti i Ronaldos, pritet të ketë pasoja për yllin portugez. Coca-Cola është sponsori kryesor i turneut Euro 2020 dhe UEFA pritet të ketë një qëndrim për sjelljen e tij. 

Ronaldo hoqi dy shishe Coca-Coca nga tavolina dhe i zëvendësoi ato me ujë, pak para konferencës për ndeshjen Portugali-Hungari. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport coca- cola cristiano ronaldo coca- cola cristiano ronaldo

Sondazh

Poll