Sport

Lineker: “Mbappe mund ta imitojë Cristiano Ronaldon, por jo Messin”

16 Qershor 2021, 05:36 Nga DOSJA
Lineker: “Mbappe mund ta imitojë Cristiano Ronaldon, por jo

ANGLI – Kylian Mbappe, 22 vjeç, tashmë e ka katapultuar veten në super-yll dhe aktualisht është një nga lojtarët më të talentuar të Europës, duke fituar shumë trofe në vendin e tij të lindjes, si dhe mundi të ngrinte Kupën e Botës më 2018 me “Les Bleus”, duke u bërë edhe adoleshenti i dytë, pas Pele, që shënonte në një finale.

E pajisur me shpejtësi marramendëse, kontroll elitar të topit dhe një oreks të pangopur shënimi, Mbappe ka të gjitha atributet për të qëndruar në krye të futbollit për dekadën e ardhshme, por ish-sulmuesi i Barcelonës, Gary Lineker, nuk beson se parisieni i ri mund të përputhet me bëmat e papara të Messit.

“Mbappe është tashmë një super-yll global, që ka shumë të ngjarë ta kalojë edhe Ronaldon, por jo Messin, pasi ai mund të bëjë gjëra që të tjerët thjesht nuk munden,”- është shprehur Lineker për “Goal”.

“Me talent, nuk ka dyshim. Do të jetë më shumë, nëse ai do të ketë edhe një karrierë mbi 17 apo 19 vjet, si ata të dy (Ronaldo dhe Messi). Kjo është mjaft e jashtëzakonshme dhe duhet diçka e veçantë për ta bërë atë.

Me aftësitë, ai mund të vazhdojë t’i bëjë ato gjëra, qoftë edhe thashethemet e mëdha rreth Real Madrid. A ka nevojë për të lëvizur nga PSG, për të realizuar ambiciet e tij të madhështisë? Ndoshta, nuk e di, por nuk mendoj se ai do ta tërheqë vëmendjen nga “Euro2020”,- ka deklaruar ish-futbollisti i kombëtares angleze, tani opionist sportiv në futbollin britanik.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldos gary lineker kylian mbappe lionel messin cristiano ronaldos gary lineker kylian mbappe lionel messin

Sondazh

Poll