Sport

Mancini: “Zvicra ka një ekip teknik, na duhet një ndeshje e shkëlqyer”

16 Qershor 2021, 04:11 Nga DOSJA
Mancini: “Zvicra ka një ekip teknik, na duhet një ndeshje e

ITALI – Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, në konferencën për shtyp para sfidës së sotme me Zvicrën, ka deklaruar se ai e njeh mjaft mirë skuadrën helvete, e cila është mjaft e fortë dhe që duhet respektuar shumë.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, ne e respektojmë Zvicrën, e cila është një ekip kombëtar shumë i fortë që gjithmonë e ka vënë Italinë në vështirësi. Ajo ka lojtarë të mire, me përvojë dhe një trajner që e njeh futbollin tonë. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer”,- ka thënë fillimisht Mancini.

Pas debutimit pozitiv kundër Turqisë, kombëtarja e Italisë konsiderohet favorite për ta fituar takimin edhe kundër Zvicrës.“Nëse e thonë kompanitë angleze të basteve, e pranojmë, por turneu është akoma i gjatë. Ata vuajtën në ndeshjen e parë, ku ishte tepër nxehtë. Ne i njohim cilësitë e tyre, janë teknikë dhe dinë të luajnë futboll. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte”, nënvizoi ai.

Dyshimet sa i përket formacionit janë, pak a shumë, të njëjtat, duke filluar nga roli i qendërsulmuesit, me Ciro Immobilen që mbetet favorit para Andrea Belottit. “Të gjithë lojtarët tanë janë titullarë edhe kur bëjmë ndonjë ndryshim, është çdo gjë “ok”,- deklaroi Mancini.

Ajo që bie në sy në ekipin kombëtar të Mancini është entuziazmi: “Për të shkuar në Londër, më 11 korrik për finalen, ne fillimisht duhet të kalojmë ndeshjet në grup, pastaj ndeshjet 1/16 finale. Të martën luajnë tre favoritët evropianë (Franca, Gjermania, Portugalia), ne jemi duke pritur për atë që ata do të bëjnë. Unë kam besim, sepse mendoj se kam një ekip të shkëlqyer, që ende mund të përmirësohet dhe ne duhet të bëjmë më të mirën. Edhe nëse Zvicra nuk na ka mposhtur që nga viti 1993, është gjithmonë një sfidë kundër tyre e vështirë, ata dinë të na vënë në vështirësi,”- përfundoi Mancini.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andrea belotti ciro imobile grupi a italia roberto mancini zvicra andrea belotti ciro imobile grupi a italia roberto mancini zvicra

Sondazh

Poll

Sport 15 Qershor 2021, 17:06

UEFA jep më në fund vendimin për Juventusin

ITALI – UEFA me sa duket ka vendosur të amnistojë skuadrat rebele që mbetën ende peng i projektit të Superligës Europiane. Sipas agjencisë italiane të laj...

Sport 15 Qershor 2021, 16:55

Hungaria i vetmi vend që lejon 100% tifozë

HUNGARI – Ndeshja me Portugalinë ishte ndeshja e orës 18:00 dhe në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit i gjithë stadiumi ishte i ezaururar. kjo është d...