Aktualitet

Ngacmoi seksualisht tri vajza të mitura, arrestohet 61-vjeçari në Gjirokastër

16 Qershor 2021, 07:13 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht tri vajza të mitura, arrestohet 61-vjeçari

GJIROKASTËR– Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 61-vjeçari, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturave. Në pranga ka rënë shtetasi V. M., pasi sipas uniformave blu, ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Ai do të akuzohet për veprën penale, ‘Ngacmim seksual’.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ngacmim seksual ne gjirokaster ngacmim seksual ne gjirokaster

Sondazh

Poll