Aktualitet

DITA E DYTË! Del sërish në terren RENEA, momenti kur mbështet pas muri të rinjtë dhe i kontrollon, ‘dridhen’ Shkodra e

15 Qershor 2021, 19:33 Nga DOSJA
DITA E DYTË! Del sërish në terren RENEA, momenti kur

TIRANË– Forcat RENEA kanë dalë sërish në terren. Për të ditën dytë, uniformat e errëta të shtetit po ushtrojnë kontrolle në disa qytete në vend, përfshrirë Shkodrën e Fierin. Në fokus të tyre është kapja e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë shpallur në kërkim si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike. Fotot e mëposhtme tregojnë momentin kur RENEA ka vënë me duar në mur disa të rinj e po i kontrollon.

Ndërsa në Vlorë, blutë e qytetit bregdetar kanë sekuestruar makineri të lojërave të fatit dhe kanë shoqëruar menaxherët e ambienteve ku zhvilloheshin aktivitetet e paligjshme në komisiariat. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije, por mësohet se bëhet fjalë për persona me precedentë kriminalë.

Ky aksion vjen një ditë pas operacionit të zhvilluar nga forcat RENEA, në kuadër të të cilit u vu në pranga Edison Begaj, i cili i shpëtoi një atentati mbrëmjen e 29 majit. RENEA shtriu aksionin në disa qytete dhe kërkoi që të dilte me të shumëkërkuarin Talo Çela në pranga, por nuk ia doli dot.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksion i policise ne vlore renea ne aksion aksion i policise ne vlore renea ne aksion

Sondazh

Poll