Aktualitet

Krim mjedisor! IMT hedh mbetjet e prishjeve në lagunën e mbrojtur të Vilunit, pronarët: Shembjet po bëhen selektive

15 Qershor 2021, 17:54 Nga DOSJA
Krim mjedisor! IMT hedh mbetjet e prishjeve në lagunën e mbrojtur

SHËNGJIN– Aksioni i IMT-së është shtrirë dhe në bregdetin e Shëngjinit, pikërisht në zonën turistike Rana e Hedhun, ku do të shemben 10 objekte. Ndërkohë, inertet e grumbulluara nga shembjet në plazhin e Velipojës janë hedhur nga IMT në Lagunën e Vilunit, duke shkaktuar kështu një krim mjedisor, pasi kjo zonë është e mbrojtur nga shteti.

Pas Velipojës e Ksamilit, edhe Shëngjini po kthehet në një gërmadhë inertesh nga aksioni i IMT, i cili pritet të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare. Aksioni i IMT është përqendruar këtë të martë në zonën turistike “Rana e Hedhun”, ku do të prishën rreth 10 objekte të ndërtuara pa leje. Gjatë këtij aksioni nuk kanë munguar edhe reagimet e pronarëve të objekteve duke pohuar se janë njoftuar vetëm një ditë më parë dhe se prishjet po bëhen selektive.

Aksioni do të shtrihet në ditët në vijim në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit dhe të Tales, ndërkohë që inertetet e lëna pas po shkatërrojnë turizmin në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Më herët, IMT ndërhyri dhe në zonën e Ksamilit dhe Velipojës, ku veç dëmtimit të turizmit, po dëmtohet dhe mjedisi.

Inertet e grumbulluara nga shembjet në plazhin e Velipojës janë hedhur nga IKMT në Lagunën e Vilunit, duke shkaktuar kështu një krim mjedisor, pasi kjo zonë është e mbrojtur nga shteti. Syri televizion ka konstatuar se ato janë hedhur pranë hidrovorit në këtë zonë, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse që mund të parandalojnë këtë masakër mjedisore, e cila po shkaktohet në plazhin e Velipojës. Edhe vitin e kaluar, IMT ka kryer njëjtin veprim në Velipojë, por bashkia Shkodër reagoi duhet e gjobitur Inspektoratin.

 

Marrë nga SyriTv

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet imt hedh mbjetjet ne shengjin imt hedh mbjetjet ne shengjin

Sondazh

Poll