Bota

Qëndrimi i ambasadave të huaja për shkarkimin e Valdete Dakës: Proceduruat duhet të jenë në përputhje me ligjin

15 Qershor 2021, 17:45 Nga DOSJA
Qëndrimi i ambasadave të huaja për shkarkimin e Valdete

KOSOVË- Ambasada gjermane në një përgjigje për Express thotë se është me rëndësi që të gjitha procedurat për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të ri të KQZ-së të jenë në linjë me ligjin. Kurse, ambasada e Britanisë së Madhe thotë se institucionet kosovare duhet të vendosin nëse ky vendim mund të sfidohet ligjërisht.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka shkarkuar Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së. Ky shkarkim u prit me reagime dhe veprimi i Osmanit u cilësua si arbitrar dhe i motivuar politikisht.

Në një shkrim në Twitter, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar këtë vendim, duke thënë se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.

Ambasada gjermane në Prishtinë në një përgjigje për Express i është referuar reagimit që ka pasur shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Siç tha tha tashmë shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi i Posaçën i BE-së, Tomas Szunyog, ne e kemi parë me vëmendjen vendimin e Presidentes Osmani për ta shkarkuar kryetaren e KQZ-së dhe për të emëruar një kryetar të ri. Është me rëndësi që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjin dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet për t’u siguruar përgatitje profesionale dhe me kohë e zgjedhjeve komunale dhe reformës së legjislacionit zgjedhor”, thuhet në përgjigjen e ambasadadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Kurse, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar thonë se institucionet kosovare duhet të vendosin nëse vendimi i Osmanit për shkarkimin e Dakës mund të sfidohet ligjërisht.

“Jemi të vetedijshëm për zëvendesimin e kryetares së KQZ-së dhe për reagimet rreth kësaj çështjeje. Institucionet kosovare duhet të vendosin nëse ky vendim mund të sfidohet ligjërisht”, thuhet në përgjigjen e ambasadës britanike në Kosovë për Express të martën.

Ambasada amerikane nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar dje për Express se shkarkimi i kryesuesit të KQZ-së sipas Ligjit dhe Kushtetutës, do të duhej të bëhej vetëm në raste të shkeljeve të rënda.

“Për vetë faktin se me Kushtetutë dhe me Ligj është përcaktuar që gjyqtari i Gjykatës Supreme të jetë kryetar i këtij organi të pavarur dhe shkarkimi nga kjo pozitë do duhej të ndodhte për arsye të shkeljeve të rënda, cenimit të integritetit dhe pavarësisë së KQZ-së. Vendimi i publikuar nga ana e Presidentes, nuk e arsyeton dhe nuk e bind publikun se ky vendim ka qenë duke e respektuar nenin 139 të Kushtetutës dhe nenin 61 te ligjit për zgjedhjet”, ka deklaruar Miftaraj.

Kurse Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus” ka deklaruar se Avokati i Popullit ose 30 deputetë të Kuvendit duhet të kërkojnë nga Kushtetuesja vlerësim për shkarkimin e Dakës nga Osmani.

“Kjo ndërhyrje e pashembullt nuk duhet të lejohet. Përndryshe është fitore për lajmet e rrejshme të shpërndara gjatë zgjedhjeve për KQZ-në, për bullizmin politik të Sami Kurteshit e për ndërhyrjet arbitrare të Presidentes në punën e institucioneve të pavarura. Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentes për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së”, ka thënë Krasniqi.

Pas shkarkimit të Dakës, presidentja Osmani ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Valdete Daka sot në një konferencë për media deklaroi se vendimi për shkarkimin e saj është i porositur, pasi sipas saj, Presidentja ka përmbushur premtimine dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore për shkarkimin e saj.

“Tashmë të gjithë e dini se dje me vendimin e saj, Presidentja e Kosovës, ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore për shkarkimin tim. Dua t’iu bëj të ditur qysh në fillim se ky është një vendim jo kushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Këtë e them duke u mbështetur në faktet se arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim, jo vetëm që është i paligjshëm, kontradiktor me vetëveten, por edhe qesharak. Ky vendim i Presidentes, i bërë publik pasditen e së hënës, shihet qartë se ishte përgatitur më herët. Këtë e dëshmon edhe fakti për emërimin brenda pak minutave të kryetarit të ri të KQZ-së”, ka deklaruar Daka

GAZETA EKSPRESS

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albert krasniqi ehat miftaraj shkarkohet valdete daka tomas szunyog vjosa osmani albert krasniqi ehat miftaraj shkarkohet valdete daka tomas szunyog vjosa osmani

Sondazh

Poll