Bota

Lajçak: Takimi nuk ishte i lehtë, Kurti dhe Vuçiç treguan qartë se çfarë kërkojnë nga dialogu

15 Qershor 2021, 11:51 Nga DOSJA
Lajçak: Takimi nuk ishte i lehtë, Kurti dhe Vuçiç

BRUKSEL– Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai vlerëson se ky takim nuk ishte i lehtë, por që ishte e rëndësishme të zhvillohej.

Siç njoftoi Lajçak në një adresim për media pas këtij takimi, të dy liderët qartësuan kërkesat e tyre dhe e konfirmuan se janë të angazhuar për të punuar në normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut.

Nuk ishte takim i lehtë por është e rëndësishme që ky takim ndodhi. Dy liderët treguan qartë se çfarë duan, dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër për dy shtetet pa normalizim të marrëdhënieve.  Të dy janë të angazhuar për të punuar në normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut”,- tha Lajçak.

Diplomati sllovak më tej u shpreh se BE-ja pret që Kurti dhe Vuçiç të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së.

BE-ja ka pritshmëri të lartë nga dy liderët që të kapërcejnë të kaluarën dhe të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane”, tha Lajçak duke konfirmuar se takimi I radhës midis dy palëve do të ndodhë në fund të muajit korrik.

Lajmi kryesor/ 4 orë “sy më sy”! Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, kjo është agjenda, ‘pika e nxehtë’ që mund të ngjallë konflikt

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora miroslav laçjak  takimi kurti-vucic 15 qershor 2021 miroslav laçjak  takimi kurti-vucic 15 qershor 2021

Sondazh

Poll