Politike

Dy qarqet e fundit! Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për ripërsëritjen e zgjedhjeve për Fierin dhe Elbasanin

15 Qershor 2021, 06:09 Nga DOSJA
Dy qarqet e fundit! Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së

TIRANË– Kolegji Zgjedhor u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar ankimimet e Partisë Demokratike për qarkun e Fierit dhe të Elbasanit. Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve dhe prova shtesë në disa qarqe ku pretenduan se ishin vjedhur vota.  Por në mbledhjen e sotme, Kolegji rrëzoi kërkesën e PD-së dy qarqet e fundit të mbetura. 

Pas vendimit, përfaqësuesi i PD, Marash Logu tha se vendimi i Kolegjit bëri që të humbisnin mundësinë për të qenë transparentë me qytetarët. Logu, në një deklaratë për mediat, e ka cilësuar këtë vendim si flagrant e të paprecedentë, ndërsa shton, se çështjen mund ta dërgojnë deri në Gjykatën e Strasburgut. Ai shtoi se dora e zezë e cila po i mban mbyllur anëtarët e Kolegjit është Rama.

Pas Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës tashmë janë mbyllur dhe dy qarqet e fundit që u ankimuan nga partitë politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kolegji zgjedhor 15 qershor 2021 kolegji zgjedhor 15 qershor 2021

Sondazh

Poll