Bota

Veseli padit në Prokurorinë Speciale pjesëtarët e videos/ Shoqëria civile: Të pyetej që para 5 viteve

25 Maj 2019, 07:47 Nga DOSJA
Veseli padit në Prokurorinë Speciale pjesëtarët e videos/

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka depozituar në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal për gjashtë personat e dyshuar për pjesëmarrje në “Aferën e Fajdeve”, të cilët përmendnin emrin e Veselit për marrjen e 200 mijë eurove fajde.

Prokuroria ka konfirmuar se kallëzimi penal është pranuar gjatë ditës së djeshme dhe është ushtuar kundër Rrahim Hashimit, Kadri Rexhepit, Ekrem Likës, Gani Hetës, Bajram Plakiçit dhe Granit Likës.

Sipas shoqërisë civile, mosintervistimi i kryetarit Veseli nga ana e prokurorisë për pesë vjet me radhë i ka kontribuar shantazhit.

Ndërsa, avokati i palës së dëmtuar Faton Dalladakut, Skënder Musa ka kërkuar që lënda të kalojë në Prokurorinë Speciale për zgjerim të hetimeve, nën pretendimin se të përfshirë në aferë janë edhe një grup i përbërë prej gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve.

Për këtë rast ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, cili është shprehur se është tmerruar nga mashtrimet në emër të personaliteteve politike.

Presidenti Thaçi ka deklaruar se nuk mund të flasë në emër të asnjë partneri politik, por që drejtësia do ta kryejë punën e vet, ku sipas tij do ta vërtetojë pafajësinë e Veselit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli padia e veselit prokuroria speciale skandalet me fajdet ne kosove video-skandali ne kosove kadri veseli padia e veselit prokuroria speciale skandalet me fajdet ne kosove video-skandali ne kosove

Sondazh

Poll