Bota

Lideri i opozitës greke paralajmëron Shqipërinë: Nëse fitojmë, vëmë veton kundër integrimit

25 Maj 2019, 06:34 Nga DOSJA
Lideri i opozitës greke paralajmëron Shqipërinë: Nëse

GREQI- Greqia do të zhvillojë këtë të dielë zgjedhjet për lokale, rajonale dhe ato europiane, ku sipas medies greke “Kathimerini”, nga sondazhet e para, partia Demokracia e Re, e Kyriakos Mitsotakis, udhëheq me 6.8% vota më shumë se SYRIZA e Alexis Tsipras.

Mitsotakis, në një tubim në Selanik, u shpreh se nga takimet e zhvilluara elektorale, ka vënë re se qytetarët janë të zhgënjyer, dhe se nëse partia e tij do të fitojë, do të vërë veton kundër integrimit Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kreu i opozitës i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis thotë se do të mbajë të drejtën për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE, në një fjalim para zgjedhjeve në Selanik, në veri të Greqisë”, – shkruan Kathimerini.

Opposition ND leader Kyriakos Mitsotakis says he would hold onto the right to veto North Macedonia and Albania’s EU accession bid, in a speech ahead of #local2019 #regional2019 #EP2019 elections in Thessaloniki, northern #Greece.

— Kathimerini English Edition (@ekathimerini) May 24, 2019


 

Nga ana tjetër, Tsipras shprehet se nëse do të votohet SYRIZA, vendi do të vijojë progresin e bërë deri më tani.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni greqia do të vërë veton kundër integrimit greqia paralajmëron shqipërinë kyriakos mitsotakis greqia do të vërë veton kundër integrimit greqia paralajmëron shqipërinë kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll