Insights

KRAHASIMI/ A i kërkoi vërtetë Vlahutin-Llallës të arrestonte Berishën? Heshtja e ish-kryeprokurorit dhe rrëfimi me proble

1 Qershor 2021, 10:04 Nga DOSJA
KRAHASIMI/ A i kërkoi vërtetë Vlahutin-Llallës të

TIRANË- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, një i dënuar tashmë i drejtësisë shqiptare, zbuloi mbrëmjen e djeshme se i është kërkuar nga ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin që të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha. Në intervistën dje përballë Çim Pekës, Llalla tha se i është kërkuar arrestimi i Berishës për të integruar shqipërinë në BE.

“Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohet, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë. Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestojë Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.”-tha Llalla. 

I pyetur se a njoftoi institucionet shqiptare për këtë kërkesë, Llalla deklaroi se ka njoftuar ish-presidentin e asaj kohe Bujar Nishani dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

“Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti. Zotit Nishani iu duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoi me mua dhe sqaroi se si ishte situata.”-tha Llalla. 

Në këtë rrëfim, të vonuar dhe gati 5 vite që prej largimit të tij nga detyra, Adriatik Llalla nuk sqaron as momentin konkret me datë se kur u bë takimi me Romana Vlahutin, ku u zhvillua ky takim, a ishte formal apo miqësor, apo nëse krerët e shtetit shqiptar i njoftoi në kafene apo me letër zyrtare. A është regjistruar diku sinjalizimi që Llalla i dha autoriteteve se një ambasador i huaj po ndikonte drejtpërdrejt mbi drejtësinë duke i treguar punën prokurorisë? 

Nëse ky denoncim është i vërtetë, çfarë bëri kryeprokurori? Çfarë përgjigje i dha Vlahutin dhe cilat ishin hapat që ndoqi, si numri një i hetimit në Shqipëri për të garantuar pavarësinë e institucionit që drejtoi?

E akoma më shumë, nëse ky denoncim është i vërtetë, pse ndërkombëtarët nuk ia përsëritën kërkesën kryeprokurores Arta Marku që zëvendësoi Llallën në dhjetor të 2017?

Nëse pretendimi është i vërtetë dhe ti qëndrojmë deri në fund logjikës së ish-kryeprokurorit, një ambasadore e lidhur me qeverinë, e ka patur më të lehtë të ndikonte një kryeprokurore të zgjedhur nga maxhoranca, (e njohur për lidhjet me Ulsi Manjën dhe PS), sesa një emër që është i lidhur me Ilir Metën dhe Sali Berishën. Edhe pse e përkohshme, Arta Marku i kishte të gjitha kompetencat për të hetuar dhe arrestuar këdo. Kuvendi i ngjyrosur i Partisë Socialiste e kishte shumë të lehtë të hiqtë imunitetin e Berishës nëse do ti kërkohej, e aq më shumë pas djegies së mandateve, kur Berisha u kthye në një qytetar të lirë pa asnjë pengesë ligjore për ta hetuar.

Protagonistët e tjerë të këtij rrëfimi, Bujar Nishani dhe Romana Vlahutin nuk kanë folur, (Dosja.al i ka kontaktuar por deri në botimin e artikullit nuk ka asnjë përgjigje). Rasti Llalla tregon edhe njëherë se shteti ynë e ka humbur seriozitetin. Sa i rëndë është fakti që figurat kryesore që kanë drejtuar po shpallen një e një non-grata, aq është edhe fakti sesi 5 vite pasi ngjarja ka ndodhur, Adriatik Llalla u arratis, u rikthye, u hetua, u gjykua dhe tashmë pasi u dënua, u rikujtua se dikur, në momentet kyçe të hartimit dhe zbatimit të reformës në Drejtësi, atij i është kërkuar personalisht arrestimi i Sali Berishës.

Po aq e rëndë është situata edhe kur një kryeprokuror të cilit iu besua hetimi i paanshëm në emër të Republikës, rreket të zbardhë faqen e tij duke përdorur sërish fabulën “Berisha”. Duke tentuar të dalë në përfundimin se me ndërkombëtarët nuk u prish për shkeljet e tij gjatë detyrës ose për pasurinë e dyshimtë, por për faktin se nuk pranoi të arrestonte Sali Berishën. Që të bindë publikun, së paku Llalla duhet të kishte dy gisht letër bakalli, si provë që ka bërë detyrën kur ka drejtuar, e nuk ka vepruar si militant apo mik i politikanëve, duke përdorur bisedat e supozuara me ambasadorë si mjet për të shpëtuar sot figurën dhe imazhin e tij.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

factcheck factcheck adriatik llalla arrestimi i sali berishes romana vlahutin adriatik llalla arrestimi i sali berishes romana vlahutin

Sondazh

Poll

Insights 29 Maj 2021, 10:10

Demokracia nuk importohet

Nga Ylli ManjaniPopullin që e kundërshton e vrau, trembi dhe e përzuri nga vendi. U bënë vite që ikin si e ku të munden nga vendi i tyre…Populli i mbetur ...

Insights 27 Maj 2021, 19:04

Shërbimi i fundit i kllounatës parlamentare

Karrigeshqyerit e Parlamentit  që sot quhen “opozitar”, janë në sprintin e fundit të shërbimeve ndaj madhërisë se tij shtatlartë e pushtetzgjatur, “faronit” Ram...

Insights 27 Maj 2021, 11:40

Shoqëria po zgjohet

Reagimi i shoqërisë sh qiptare kundër abuzimit seksual të një vajze ishte një ngjarje e madhe. Qindra gra, vajza, djem e burra dolën të protestonin jo vetëm në ...