Bota

Faza e tretë e vaksinës Novavax, 90% efikasitet nga provat paraprake

14 Qershor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Faza e tretë e vaksinës Novavax, 90% efikasitet nga provat paraprake

SHBA- Kompania amerikane e bioteknologjisë Novavax njoftoi ditën e sotme se vaksina anti-Covid kishte një efikasitet të përgjithshëm prej 90.4% në provat e Fazës 3. CNN shkruan se fazat e provës së tretë u kryen në SHBA dhe në Meksikë. Të njëjtat rezultatet e provës së fazës së tretë, Novavax tregoi edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kontinente të ndryshëm, popullsi të ndryshme, viruse të ndryshme që lundrojnë përreth, dhe megjithatë, ne ende shohim efikasitet vërtet të mirë. Kjo është ajo që ju doni të keni,” tha kreu i Novavax, Gregory Glenn.

Studimi filloi në dhjetor dhe regjistroi 29,960 të rritur në 113 vende në Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë vende në Meksikë. Disa prej pjesëmarrësve u dha një dozë dhe disa u administruan dy doza të vaksinës Novavax 21 ditë me diferencë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gregory glenn novavax vaksina anti-covid gregory glenn novavax vaksina anti-covid

Sondazh

Poll