Presidenti lituanez thotë se Rusia po përpiqet të “gëlltiste” Bjellorusinë, Nauseda: NATO duhet të mbajë një
14 Qershor 2021, 10:49Nga DOSJA
BRUKSEL– Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda tha të hënën se Rusia po përpiqej të “gëlltiste” Bjellorusinë dhe se NATO kishte nevojë të kishte një “përgjigje shumë të qartë, të bashkuar dhe vendimtare” ndaj situatës.
Nauseda bëri vërejtjet ndërsa po mbërrinte në samitin e NATO-s në Bruksel, i cili do të përqëndrohet në Rusi, Kinë dhe Afganistan.
“Ne kemi shumë lloje të ndryshme kërcënimesh që lindin në rajon,“- tha Nauseda, duke shtuar se vendi po sheh “kërcënime shtesë që vijnë nga lindja, të cilat lidhen me sjelljen agresive të Rusisë”.
Sipas CNN, Nauseda tha se situata në Bjellorusi po bëhej gjithashtu një çështje për rajonin. Vendi ka parë trazira të përsëritura që nga një zgjedhje e diskutueshme vitin e kaluar.
“Ajo që është gjithashtu shumë e rëndësishme është që ne shohim përpjekjet e Rusisë për të gëlltitur këtë vend. Bjellorusia po humbet elementët e fundit të pavarësisë dhe këto prirje janë shumë të rrezikshme dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për to,“- shtoi ai.
Nauseda shtoi se NATO nuk mund të ketë lidhje më të ngushta me Moskën derisa vendi të ndryshojë “modelin e tij të sjelljes”.
“Unë do të pres që Presidenti Biden do të dërgojë një mesazh shumë të qartë në lidhje me vendosmërinë dhe unitetin e NATO-s dhe do të reagojë me mesazhe shumë të qarta për atë që po ndodh,”-përfundoi ai.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e njohur si NATO, është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes rajonale në botë Ajo u krijua në 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimin e zgjerimit komunist Ajo u themelua në parimin e mbrojtjes kolektive midis aleatëve Fillimisht kishte 12 anëtarë, por tani ka 30 anëtarë.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL– Delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev mbërriti në Samitin e NATO-s 2021 në Bruksel.“Të gjitha takimet pë...
BRUKSEL– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se samiti ishte një “moment kryesor” për aleancën.Sipas sekretarit të përgjithshëm Drejtuesit e...
ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se fundi i kufizimeve kundër koronavirusit do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve për parhapje...
Bota14 Qershor 2021, 09:50
SHBA- Pasagjerët e një avioni të kompanisë ‘Delta’ në SHBA janë tmerruar, pasi një nga pasagjerët ka tentuar të hapë derën e tij gjatë fluturimit nga Los Angelo...
SHBA– Elon Musk ka thënë se Tesla do të rifillojë lejimin e transaksioneve me bitcoin kur të përdoret më shumë energji të rinovueshme. Miliarderi tha se ai beso...
GREQI- Katër azilkërkues afganë janë dënuar me 10 vjet burg për pjesën e tyre në një zjarr që shkatërroi kampin e migrantëve Moria në Greqi vitin e kaluar. Në m...
KOSOVË– Deputetë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që vajzave nën moshën 18 vje&cced...