Bota

Deputetja e PDK-së e quan Kurtin frikacak: Ai duhet tu përgjigjet qytetarëve dhe jo të fshihet

14 Qershor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Deputetja e PDK-së e quan Kurtin frikacak: Ai duhet tu përgjigjet

KOSOVË- Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin frikacak.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Musliu i ka bërë disa pyetje Kurtit, që sipas saj, ai duhet tu japë përgjigje dhe jo tu fshihet. Ajo gjithashtu ka vazhduar më tej, duke thënë se Kurti ka frikë për të qeverisur vendin. 

“Kam disa pyetje për Albin Kurtin, a e din sa kushton 1 litër vaj në Kosovë, sa kushton 1 litër qumësht, një bukë edhe një kilogram sheqer. Sa është vlera monetare që e marrin familjet me asistencë sociale në Kosovë. A janë kthyer ende 2 milionë euro thesarit të Kosovës që iu morën gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit. Këto janë pyetje që Albin Kurti duhet të përgjigjet para qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që një herë e mirë, ai edhe qeverisja e tyre e kanë kuptuar se është lehtë për të folur, akuzuar dhe propaganduar, por është vështirë të përballësh me sfidat”, ka deklaruar ajo.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora   ganimete musliu albin kurti   ganimete musliu albin kurti

Sondazh

Poll