Aktualitet

Protesta/ Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, ditët në vijim do të jenë më të neveritshme

16 Shkurt 2019, 11:47 Nga DOSJA
Protesta/ Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, ditët në vijim do

Ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhen në protestë.

Nga policia është hedhur gaz lotsjellës dhe ujë që të shpërndahet truma para Kryeministrisë pasi në një moment protestuesit u futën në ambientet e kësaj godine.(lexo këtu) Në foton e mëposhtme shihet Berisha i cili po mbrohet nga gazi lotsjellës me një shami pasi ajëri rreth Kryeministrisë është i rëndë. 

Por Berisha foli sërish për mediat dhe u shpreh se Rama duhet të japë dorëheqjen pasi do të vijnë ditë edhe më të neveritshme për të. 

“Kjo ditë ka shënuar Edi Ramën në kufomë politike. Se kur do t’ja bëjnë qytetarët ceromoninë mortore politike Ramës është në dorë të qytetarëve.  Sot qytetarët e kanë varrosur politikisht Edi Ramën. Ai ishte një skenar i Edi Ramës për t’u treguar se ja cfarë po bëjnë protestuesit.

Lexo mesazhin Rama, këta shqiptarë firmosën ikjen tendë sot, kështu mos e zgjat më. 20 shkurti është dita e diktatorëve . Edi Rama nuk ka më absolutisht asnjë hapësirë dhe asnjë shpresë. Policia u shurdhoi qytetarët me ato veprime. E çau vetë kordnonin policia. Rama të firmosë dorëheqjen, mos ja lerë ditëve të tjera që do të jenë më të neveritshme për të.”, u shpreh Berisha. 

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protesta 16 shkurt 2018 sali berisha edi rama protesta 16 shkurt 2018 sali berisha

Sondazh

Poll