‘Na duhet një “vaksinë” edhe për trurin’/ Pse jemi bërë kaq agresivë? Ekspertët japin shpjegimin: Fajin n
Në 25 prill, një i ri që mori përpara me makinën e tij gjysmën e Tiranës për të përfunduar te Sheshi “Skënderbej”, u bë lajm ndërkombëtar. Më 19 prill, një tjetër i ri kishte mësyrë duke plagosur me thikë disa besimtarë myslimanë, te xhamia e “Rrugës së Kavajës”. Më 6 maj një ish-efektiv policie qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Liljana Buzo dhe plagosi dy persona të tjerë, në dalje të godinës së Gjykatës së Elbasanit, ku çifti po divorcoheshin. Më 11 maj një burrë kërcënoi se do të hidhej duke u vetëflijuar nga skelat e Muzeut Historik Kombëtar. Më 12 maj, gjatë lutjes së Fitër Bajramit, një tjetër burrë tentoi të vetëdigjej me benzinë, derisa u ndalua nga ndërhyrja e disa dhjetëra besimtarëve që po faleshin në Sheshin “Skënderbej”. Më pas, në një hark kohor të shkurtër ndodhën disa vrasjenë familje që tronditën opinionin. Më 4 qershor vjehrri vrau dhëndrin për të “mbrojtur nderin e së bijës”. Më 6 qershor Diana Vukaj, u vra nga vëllai i saj, mendohet për arsye parash. Më 7 qershor dy bashkëshortë u gjetën të pajetë nga fëmijët e tyre, pasi burri kishte vrarë gruan dhe më pas veten për motive të dobëta….
Arsyet e personave që kryen këto akte ishin të ndryshme. Por normalisht lind pyetja: Ç’po ndodh? Pse njerëzit po i shohin akte të tilla ekstreme si zgjidhjen e vetme për problemet e tyre? Sa ka ndikuar pandemia në gjithë këtë?
Psikologja Arjana Muçaj thotë për Gazetasi.al se pandemia i ka thelluar problemet me shëndetin mendor. Në këndvështrimin e saj ka ndikuar edhe fakti që shumica e individëve të cilët kanë qëndruar në vetmi për një kohë të dukshme pa socializimin e të tjerëve e kanë gjetur rehatinë e tyre në shtimin e pijeve alkoolike, e lëndëve narkotike duke krijuar varësi e më pas duke ndikuar edhe në sjellje.
Sipas psikiatres Arjana Rreli, ka pasur një rritje tënumrit tëpacientëve gjatë tri viteve të fundit jo vetëm pas pandemisë.Por sipas saj situata reale është edhe më e rëndësepse kemi një shoqëri që nuk e ka formësuar ende kulturën për të shkuar tek mjeku për probleme mendore.
Duke vënë theksin tek pasojat e pandemisë, psikologja Muçaj shpjegon se gratë janë bërë më të vetëdijshme për të drejtat e tyre e nga ana tjetër meshkujt më agresivë sepse ndjehen se kanë humbur autoritetin. Në një raport të mëparshëm nga Urdhri i Psikologëve Shqiptarë, për periudhën 23 mars – 10 maj 2020 tregoi që pandemia ndikoi shumë në shëndetin mendor. Të dhënat shpjeguan se përgjatë kësaj periudhe u morën rreth 756 telefonata e 70% e tyre ishin gra. Ndërkaq mosha e individëve ishte përkatësisht 30-35 vjeç.
Nën një këndvështrim tjetër, psikologu Elton Kuqja shpjegon se pandemia është një faktor, por e cilëson të papërshtatshme që gjithçka tani t’ia “faturojmë” pandemisë. Siç thotë ai “ngjarjet e tilla kanë të bëjnëme qasjen tonë kulturore dhe në qasjen tonë kulturore ne nuk i lejojmë gjërat të na kalojnë dhe hakmarrja ështëdiçka “normale” për ne, sidomos kur bëhet fjalë për divorce dhe të pranuarit e divorcit”.
“Ka një aspekt kulturor këtu brenda dhe kush është më i fuqishëm, kush përdor më shumë strategji, ia del.Pra, mentaliteti është po prapë i njëjti,” shton eksperti.
Sipas sociologes Marsida Simo, vrasja, lëndimi, kërcënimi apo ofendimi ende vazhdon të jetë pothuaj zgjidhja e parë në raste konfliktesh. Duke u bazuar nëshifrasociologia shpjegon se të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbi gjendjen e kriminalitetit në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se meshkujt përbëjnë 94,8 % të totalit të autorëve të veprave penale dhe 30,8 % e tyre janë të grupmoshës 30-44 vjeç. Ndërsa rastet e femrave, pjesa më e madhe e tyre kryejnë krime për vetëmbrojtje apo pasi kanë përjetuar abuzime. Simo shpjegon për Gazetasi.al se këto tregojnëqë menaxhimi i emocioneve është i pamundur kur shëndeti mendor është jo stabël. Për sa i përket faktorit pandemi, Simo shton se ka qenë një shtysë për personat që kanë qenë të predispozuar të dhunojnë.
“Duhet krijuar një kulturë për shëndetin mendor ashtu siç flitet dhe sugjerohet për shëndetin fizik. Jemi në fazat ku personat që kanë probleme me shëndetin e tyre mendor të marrin ndihmën e nevojshme për të parandaluar pasoja më të rënda,”shton Simo.
Ndërkaq ekspertët shpjegojnë se një rol të madh në këtëçështje luan edhe media. Sipas Simos nga njëra anë media duket sikur përpiqet të informojë dhe të sensibilizojë publikun me ngjarjet më të fundit, por nga ana tjetër formon efektin domino.
Ekspertët shpjegojnë se në këto raste, ka shumë ndikim aspekti i modelimit këto ngjarje diku kthehen në modele për zgjidhjen e konflikteve dhe duke ulur më shumë marzhin e tolerancës.
“Qeveria duhet të kthejë sytë nga shëndeti mendor sepse si aspekt shëndetësor është i fundit në vendin tonë. Duhet vepruar në këtë drejtim sepse shëndeti mendor do të marri një rol shumë të madh në të ardhmen,”përfundon psikologu Kuqja.
Gazeta Si
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
‘NAMI’ në Tiranë/ 14 persona përfundojnë pas hekurave, të akuzuar për dhunë, vjedhje dhe DROGË
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 14 persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë E. S., 25 vjeç, L. V., 20 vj...
Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm në këmbim të 200 eurove për secilin, arrestohet 40 vjeçari në Gjirokastër (
GJIROKASTËR-Artur Gjolena është kapur nga policia e Gjirokastrës duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit dhe është prangosur nga policia ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 14 qershor 2021
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë në Dosja.al ndodhet lajmi kryesor për zgjedhjet në PD, aty ku ka ...
Përgatituni për vapë të madhe sot! Temperatura deri në 30°C, pasdite nis shiu, mësoni si do të jetë moti në orët në
TIRANË– Moti i qëndrueshëm do të mbizotërojë në vendin tonë duke sjellë kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave, ku në orët e paradites ehe mbrëmjes ...
Aksident në Llogara, makina bie nga lartësia në kthesat e rrezikshme, plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndë
VLORË– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.Mjeti ka qenë d...
U gjet i vdekur në rezervuar, ky është Fridman Xhaferraj, i riu që ishte dhunuar me sende të forta
KORÇË– Personi që shikoni në foto është Fridman Xhaferraj, i riu që u gjet I vdekur në një rezervuar në Korçë ditën e sotme. Xhaferraj ...
Bes Kallaku ‘kunder’ heqjes së fjalës ‘nënë’: Do të hyjë sherri në familje pse ti prindi 1 dhe unë dyshi
TIRANË-Aktori i humorit, Bes Kallaku ka reaguar ditën e sotme rreth çështjes së kërkesës së komunitetit LGBT për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “p...
Gjendet një i vdekur në Shkodër, ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së lëndëve narkotike
SHKODËR– Një 29-vjeçar është gjetur i pajetë në një shtëpi në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se rreth orës 20:20, në...
Takimi Rama-Blinken, VOA: Shqipëria i bashkohet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për një “rrjet të pastër”
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nënshkruan të dielën në Bruksel një Memorandum Mirëkuptimi mbi përparësitë e për...