Politike

Takimi Rama-Blinken/ Yuri Kim: Partneriteti SHBA-Shqipëri po forcohet

14 Qershor 2021, 05:38 Nga DOSJA
Takimi Rama-Blinken/ Yuri Kim: Partneriteti SHBA-Shqipëri po forcohet

TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim postoi mbrëmjen e djeshme një foto të kryeministrit Edi Rama së bashku me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së sotëm të përbashkët, ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G. Sipas Kim, në takimin e djeshëm, Rama dhe Blinken riafirmuan bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë.

Kim, me anë të një postimi në Twitter, e cila duke cituar Blinken ka thënë se partneriteti i dy vendeve po forcohet dhe thellohet.

Në takimin e tyre sot, Sekretari i Shtetit Blinken dhe Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë te Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Çfarë ndodhi dje mes Ramës dhe Blinken?

Rama zhvilloi ditën e djeshme takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Të dy firmosën marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. Pas hedhjes së firmave, të dy mbajtën nga një fjalë falenderuese. Blinken e konsideroi këtë marrëveshje si nisjen e shumë të tjerave që mbeten për tu bërë në vijim mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama takon blinken ne bruksel yuri kim rama takon blinken ne bruksel yuri kim

Sondazh

Poll