Politike

Kryetari i degës në Devoll bojkoton zgjedhjet në PD: Në shenjë solidariteti me të gjithë ata demokratë, të cilëve iu m

13 Qershor 2021, 20:53 Nga DOSJA
Kryetari i degës në Devoll bojkoton zgjedhjet në PD: Në

DEVOLL– Arben Miza, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Devoll nuk ka votuar spt. Në një status në Facebook, Miza ka bërë me dije se ka zgjedhur të bojkotojë zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, ku garonin Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Në një status në Facebook, Miza bën me dije se i vlerëson të katërta kandidaturat, por që e ka marrë këtë vendim  në shenjë solidariteti me të gjithë demokratët, të cilëve iu mohua e drejta për të votuar.

“I vlerësoj të 4-kanditaturat.Refuzoj të votoj në shenjë solidariteti me të gjithë ata demokratë, të cilëve ju mohua e drejta për të votuar,”- shkruan Arben Miza.

LAJM KRYESOR: Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave, Basha kryeson në 80% të vendit, Selenica, i vetmi vend që i jep fitoren Shehajt. Gjana: Gjithçka zyrtarizohet nesër

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben miza zgjedhje ne pd arben miza zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll