Bota

Po Rama do jetë? Sot ulen gjakrat! Erdogan “bënte be” se s’do takohej me të, sot shtrëngon duart me Mitsotakis në Bru

14 Qershor 2021, 07:02 Nga DOSJA
Po Rama do jetë? Sot ulen gjakrat! Erdogan “bënte be” se

BRUKSEL– Erdogan dhe Mitsotakis dotë takohen sot në Bruksel. Pas shumë tensionesh dhe përplasjeve në distancë, presidenti turk dhe kryeministri grek do të shtrëngojnë duart me synimin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Diçka që disa muaj më parë konsiderohej si një mundësi e pamundur. 

Vetëm pak muaj më parë, kur marrëdhëniet greko-turke kishin hasur në një ngërç, presidenti Recep Tajip Erdogan deklaronte për kreun e qeverisë greke: S’dua të jem në një vend me të dhe të fotografohem. Shumë u përpoqën të më bindnin, por nuk patën sukses. Këto gjëra nuk janë aq të thjeshta.

Por historia ka treguar se Presidenti i Turqisë është një njeri që di të manovrojë, virtyt që e ka ndihmuar me mbijetesën dhe sovranitetin e tij të gjatë në politikë. Dhe kështu sot, ai do të takohet me Kyriakos Mitsotakis teksa të dy do të jenë pjesë e Samitit të NATO-s që do të mbahet në Bruksel. Pjesë e takimi është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, por nuk dihet nëse do të marrë pjesë në bisedën mes Erdogan dhe homologut të tij grek. Ky i fundit u përfol se do të ishte “ura lidhëse” për diskutime mes dy vendeve, por takimi nuk u zhvillua kurrë.  

Përplasjet mes dy vendeve

Bisedimet teknike mes palëve u rikthyen më 25 Janar të këtij vitit pas muajve të tërë përplasje në distanncë. Në Stamboll u zhvillua raundi i 61-të i takimeve, pas 5 vitesh ndërprerjeje. Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar 64 raunde bisedimesh, por pa sukses. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre. Pala greke kërkoi që Turqia të mos provokonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca, duke e kthyer Egjeun Lindor në një zonë të minuar, e cila rrezikon që të kthehet në një arenë lufte në Europë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kiriakos mistotakis konflikti greqi-turqi recep tayip erdogan tensionet greqi turqi kiriakos mistotakis konflikti greqi-turqi recep tayip erdogan tensionet greqi turqi

Sondazh

Poll