Aktualitet

Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm në këmbim të 200 eurove për secilin, arrestohet 40 vjeçari në Gjirokastër (

14 Qershor 2021, 06:39 Nga DOSJA
Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm në këmbim

GJIROKASTËR-Artur Gjolena është kapur nga policia e Gjirokastrës duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit dhe është prangosur nga policia 40-vjeçari.

Ai u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

NJOFTIMI:

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.U kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 40-vjeçari.Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celularShërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë.Shtetasi A. Gj. u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artur gjolena emigrante te jashteligjshem artur gjolena emigrante te jashteligjshem

Sondazh

Poll