Politike

Basha kryeson në të gjithë vendin! Gjana: Rezultati zyrtar do të shpallet nesër

13 Qershor 2021, 19:02 Nga DOSJA
Basha kryeson në të gjithë vendin! Gjana: Rezultati zyrtar do

TIRANË– Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Jemin Gjana ka deklaruar se rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të dalë vetëm nesër paradite.

Ndërkohë që rezultatet paraprake tregojnë që Basha kryeson me më shumë se 80% të votave, Gjana ka bërë me dije se nesër, pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet dhe do të regjistrohen në një fletë përmbledhëse për të vijuar me zyrtarizimin e fituesit. 

Në kohën më të shpejtë të mundshme sapo ne të administrojmë të dhënat, do të marrim nga një fotokopje të procesverbalit të nxjerrjes së rezultatit. Do të bëjmë një përmbledhje, do t’ju jap një të dhënë operative për numrin e votave për secilin prej kandidatëve. E dhëna zyrtare do të dalë vetëm nesër paradite, pasi ne të kemi administruar të gjitha kutitë e votimit, të cilat do të hapen në komision në praninë tuaj po të doni, nesër pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet, do të regjistrohen procesverbalet një përmbledhëse. Do të shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues dhe të dhënat prej secilit prej kandidatëve në garë. Janë mbyllur të gjitha degët e votimit. Nuk ka patur incidente. Presim të na deklarojnë kundrejt fotokopjeve procesverbale dhe ne do t’ju deklarojmë ju një të dhënë operative paraprake,”- tha Gjana për mediat. 

LAJM KRYESOR: Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave, Basha kryeson në 80% të vendit, Selenica, i vetmi vend që i jep fitoren Shehajt

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gjana zgjedhje ne pd jemin gjana zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll