Shpërthen bombola e gazit, merr flakë shtëpia në Allias
13 Qershor 2021, 16:46Nga DOSJA
TIRANË– Bombola e gazit ka shpërthyer në një banesë pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në Allias, në rrugën “Niko Avrami”. Mësohet se anëtarët e familjes që jetojnë në atë shtëpi, kishin lënë ndezur bombolën e gazit dhe për pasojë , ajo ka shpërthyer.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa familjarët nuk janë dëmtuar aspak.
Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2021, rreth orës 18:10, në rrugën ”Niko Avrami”, si pasojë e lënies së bombulës së gazit ndezur ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit E. K., ku ka dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Në Shqipëri sot demokratët po votojnë për të zgjedhur drejtuesin e tyre të ardhshëm. Përballë kryetarit aktual, Lulzim Basha, i cili po kërkon një mandat të tre...
FIER– Një shtëpi në qytetin e Fierit ka marrë flakë pasditen e sotme. Mësohet se shtëpia ndodhet në lagjen “29 nëntori” të qytetit të Fierit dhe është e b...
SHQIPËRI– 2 mijë e 453 viktima, 164 të sëmurë aktivë dhe 129 mijë e 842 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemis...
KAVAJË– Një çift të rinjsh, të identifikuar si Dori Zonja e Jonida Toska me origjinë nga Lushnja, janë aksidentuar mesditën e sotme në zonën e Spill...
Aktualitet13 Qershor 2021, 09:34
KORÇË– Fridman Xhaferraj, 25 vjeç, banues në Plug të Lushnjes është gjetur i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Ngjarja ...
TIRANË- Në Shqipëri ka nisur hedhja në treg e kartmonedhës 10.000 lekëse e cila do të mbajë portretin e Asdrenit.Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në orën ...