Aktualitet

13 Qershor 2021, 09:34 Nga DOSJA

KORÇË– Fridman Xhaferraj, 25 vjeç, banues në Plug të Lushnjes është gjetur i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Ngjarja e rëndë u raportuar paradite ne sotme, rreth orës 11:00. I riu është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët e kërkonin dëshpërimisht, pasi prej orësh kishin shkëputur kontaktet me të.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se Xhaferraj rezulton të jetë dhunuar e torturuar më parë dikut tjetër, më pas është hedhu në rezervuar. Kjo, për shkak të shenjave të dhunës që janë zbuluar në trupin dhe kokën e të riut, të cilat mendohet që i kanë sjellë edhe vdekjen e tij.

Deri më tani nuk dihet ende se kush qëndron pas kësaj ngjarjeje, por dyshohet që shkak të jenë bërë konfliktet e të ndjerit. I riu rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Më 19 shkurt të këtij viti, Xhaferraj ka djegur tre makina të parkuara në një qendër tregtare në Lushnje, në bashkëpunim me një tjetër person.

Pas veprës së kryer, i riu është vënë në pranga dhe është dënuar për “Shkatërrim prone me zjarr, e kryer në bashkëpunim”. Më 21 maj, Xhaferraj u lirua nga qelia dhe u la në “arrest shtëpie”, masë të cilën siç duket nuk e ka respektuar. Ndërkohë që duhet të ishte në banesën e tij në Plug të Lushnjes, i riu ishte në Korçë, ku dhe u gjet i vdekur.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet nje person i mbytur rezervuari i gjançit gjendet nje person i mbytur rezervuari i gjançit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2021, 10:00

TIRANË– Maturantët kanë dalë sërish ditën e sotme për të protestaur për provimin e matematikës. Ata kanë bllokuar rrugën pranë Ministrisë së Arsimit. Ata k...