Aktualitet

U gjend i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë, familjarët identifikojnë viktimën

13 Qershor 2021, 12:52 Nga DOSJA
U gjend i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë,

KORÇË– Fridman Xhaferraj, është personi që u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë. 25-vjeçari është identifikuar nga familjarët. Ai ka qënë i dënuar më parë për veprën penale ‘shkatërrim i pronës me zjarr’. Gjykata e Lushnjës, i kishte caktuar ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

NJOFTIMI:

Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se:Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fridman xhaferraj gjendet nje person i mbytur fridman xhaferraj gjendet nje person i mbytur

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2021, 10:00

TIRANË– Maturantët kanë dalë sërish ditën e sotme për të protestaur për provimin e matematikës. Ata kanë bllokuar rrugën pranë Ministrisë së Arsimit. Ata k...