Aktualitet

“Na ndihmoftë”, me qirinj në duar, besimtarët përmbyllin pelegrinazhin në kishën e Shna Ndout në Laç, presin mrekull

13 Qershor 2021, 14:37 Nga DOSJA
“Na ndihmoftë”, me qirinj në duar, besimtarët

LAÇ– Data 13 qershor shënon të ditën e fundit të pelegrinazhit që zhvillohet çdo vit në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra besimtarë janë mbledhur në këtë vend të shenjtë, që një ditë më parë për të pritur kulmimin e festës së madhe të Shna Ndout.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga Syri TV, të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë besimtaret nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, për të kaluar natën pranë Kishës së Shna Ndout. Sipas besimit të krishterë, një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje a falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili mendohet se bën mrekulli.

Me qirinj në duar, besimtarët kanë ngjitur shkallët që nisin në krye të qytetit të Laçit dhe që të çojnë drejt vendit të shenjtë duke përshkuar rrugën dhe duke uruar njeri tjetrin me fjalët “Na ndihmoftë”.

“Është një natë e madhe, e kemi ndjekur gjithmonë,”- thotë njëri.

“Lutna për vete, për familjet, për fëmijët, për të gjithë lutna,”- thotë një e moshuar.

“Kemi ardh nga jashtë shtetit për ta ndjekur, besojmë shumë,”- vijon dikush më tej.

Pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kisha e shna ndout kisha e shna ndout

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2021, 09:34

KORÇË– Fridman Xhaferraj, 25 vjeç, banues në Plug të Lushnjes është gjetur i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Ngjarja ...

Aktualitet 13 Qershor 2021, 10:00

TIRANË– Maturantët kanë dalë sërish ditën e sotme për të protestaur për provimin e matematikës. Ata kanë bllokuar rrugën pranë Ministrisë së Arsimit. Ata k...