Provimi i matematikës “ndezi zjarr” maturantët! Eksperti Sejdiu i vë vulën: Pyetjet ishin të thjeshta, vështirësia vi
TIRANË– Ish-drejtori i Arsimit parauniveristar, Fatmir Vejsiu ka komentuar tezën e provimit të matematikës për Maturën 2021. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, eksperti i Arsimit, Vejsiu shkruan se modeli ishte ndryshe nga ai që publikoi Ministria, ndërsa shton se disa nga pyetjet ishin të sakta dhe jo të vështira, por ishin të formuluara keq.
“Kur e pashë, më rezultoi se rreth 70% të pikëve ishin të mundëshme për këdo që kish bërë matematikë me mësues matematike. Kishte edhe ushtrime të vështira (në fakt shumë pak). Kishte edhe ushtrime, vështirësia e të cilave vinte nga formulimi i keq. Përgjithësisht testi ishte i pakëndëshëm për mua, por QSHA, nuk pyet për askënd. I pëlqen mendja e vet,”-shkruan ai ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Matura 2021 dhe Matematika. Shkruajta para dy ditëve, që testi i matematikës duhet të ishte ndryshe nga ai model i shëmtuar që shpërndau QSHA. Në atë postim nuk u mora me formulimin e pyetjeve, por veç me përmbajtjen. Doja ta shikoja testin e datës 11 qershor dhe munda ta gjej të fotografuar, nuk e di se nga kush. Nuk dua të merem me këtë problem, kur doli dhe kush e nxori testin para orës 12.30, apo para se të fillonte provime (para orës 10.00) Impresionin e parë e mora nga media, ku shumë maturantë deklaronin se testi ishte i vështirë. Kur e pashë, më rezultoi se rreth 70% të pikëve ishin të mundëshme për këdo që kish bërë matematikë me mësues matematike. Kishte edhe ushtrime të vështira (në fakt shumë pak). Kishte edhe ushtrime, vështirësia e të cilave vinte nga formulimi i keq. Ajo që vura re ishte se kishte vend edhe për nxënës të formuar matematikisht. Të marësh 10.00 në matematikë nuk është e lehtë, por fatkeqsisht, nxënësit tanë kërkojnë maksimumin edhe kur nuk e meritojnë atë. Hartuesi/hartuesit e testit kanë gjynahet e tyre, tek të cilat do qëndroj pak në këtë postim (ka edhe më shumë se sa kaq ). Ushtrimi 4, konsiderohet ushtrim i mirë në matematikë. Për mua nuk ka rëndësi se ai paska qenë përkthyer. Rëndësi ka që ai është brenda programit të gjimnazit. Nga fakti që numri “a”është i thjeshtë dhe “b” numër çift, maturanti duhet të gjente një nga altenativat e dhëna, pra ky ushtrim vlerësohet me një ose zero pikë. Një pikë merr edhe ai që arsyeton matematikisht edhe ai që ka zgjedhur alternativën e saktë rastësisht apo të marë nga ndonjë shok i mjedisit ku ka zhvilluar provimin apo më keq akoma, nga jashtë. Nëse maturantët do protestojnë për këtë ushtrim, jam i sigurtë që QSHA do t’i kundërvihet me përqindjen e nxënësve që i janë përgjigjur saktë kësaj pyetje (ashtu si bënë me TURIN, vitin e kaluar) Pa dashur ta matematizoj këtë postim, unë do e kërkoja me zgjidhje këtë ushtrim dhe do e vlerësoja me të paktën 3 pikë. Ushtrimi 6 është shembulli i formulimit më kot që mund të shikosh në një test kombëtar, siç është matura shtetërore. Paskan dhënë një numër P të rrumbullakosur në numrin e plotë më të afërt në vlerën 5 (matematikisht shprehet 4.5 ≤ P< 5.5). Një numër tjetër Q, i dhënë saktësisht me një shifër dhjetore qënka 5.0, atëhere pohimi P ≠ Q është i vërtetë, apo ndonjëherë i vërtetetë, apo asnjëherë i vërtetë. Hartuesi dashka që maturanti të përgjigjet se pohimi është ndonjë herë i vërtë, sepse numri 5 i rrumbullakosur në 5 (?!) është i barabartë me numrin 5.0 që nuk është numër dhjetor ?! Për mua ky ushtrim nuk duhet të merret në konsideratë për askënd. Ushtrimi 25 është ushtrim që bën diferencën midis nxënësve. Për përmbajtjen dhe kërkesat nuk mund të bësh asnjë vërejtje. Vërejtje është se nuk mjafton vetëm një ushtrim i tillë! Është për te qeshur me interpretimin matematik që i bën hartuesi projekteve për ndërtimin e pistave të biçikletave në ushtrimin 27. Formula që lidh lartësinë e rrugës në metra në funksin të kohës në sekonda jepet me anë të funksionit h=t^3-10t^2+29t-20 si funksion është i njohur nga maturantët, por përmbajja e tij është pa sens. Bëhet fjalë për një pistë biçikletash në sistem malor Po të zëvendëjmë t = 0, i bie që çiklisti niset nga 20 m nën tokë dhe më e keqia, që pas 20 sekondave çiklisti do jetë në lartësinë 4560 m, gati sa tri herë më lart se maja e malit të Dajtit dhe po e zgjati udhëtimin edhe për pak sekonda, me siguri do kalojë edhe majën Everest të Himalajave. Përgjithësisht testi ishte i pakëndëshëm për mua, por QSHA, nuk pyet për askënd. I pëlqen mendja e vet. U mesuam me rishikimin e skemave te vleresimit, por nuk po shikojme venien para pergjegjesisë të atyre që shkaktojnë keto situata
Përveç protestës së sotme, maturantët kanë nisur edhe një peticion online për të rivlerësuar provimin duke pretenduar se pyetjet ishin të ngatërruara dhe formati nuk i ishte përmbajtur atij të paralajmëruar nga Ministria e Arsimit. Ndërsa Ministria shtoi se mund të rishikohet shpërndarja e pikëve.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
“Salillari po na bën gropën”/ Ndërpriten punimet për gropën, rrezikohen 40 banesa të shemben
Vangjel Adhami ka 10 vjet që jeton në këtë zonë afër Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Prej 6 muajsh firma e ndërtimit “Salillari” gërmon papushim një gropë gjigand...
OPERACIONI VAZHDON! Arrestohet efektivi i “Shqiponjave” të Sarandës, dyshohet se trafikonte drogë, kolegët i gjejnë kok
SARANDË– Një operacion i forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në Sarandë, ku në pranga ka rënë një efektiv poli...
E rëndë/ Mbytet në plazhin e Velipojës pushuesi 40-vjeçar nga Kosova
SHKODËR- Një 40-vjeçar, turist nga Kosova, ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Velipojës. Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e pa...
‘Të kemi dhënë votën, të lutem shumë vë dorë’/ 80-vjeçarja ka një mesazh për Ramën dhe Veliajn, ç’i ka nd
TIRANË- Një nënë 80-vjeçare ka tërhequr vëmendjen me mesazhin e saj drejtuar kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion ...
DETAJE nga operacioni/ Biznesmeni Gëzim Sallaku mori para nga një kompani panameze e përfshirë në skandal korrupsioni
TIRANË– Një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rezultojnë të përfshirë në një skandal korrupsioni në Spanjë, trasferoi gjysmë milio...
‘Ta dijë Ismail Qemali për kë e ngriti flamurin vjen e ul prapë’, maturantët e Sarandës i bashkohen protestës mbi pro
SARANDË– Një grup maturantësh nga Saranda i janë bashkuar protestës së sotme për provimin e matematikës.Maturantët e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’ fillimisht u...
‘Ka policë që nuk korruptohen’/ E pa me sytë e tij! Kolegu shkaktoi aksident, efektivët s’e “mbajnë me hatër”, t
KAMËZ– Ka edhe policë që nuk korruptohen! Ky është konstatimi i një qytetari, i cili ka qënë dëshmitar i një aksidenti të ndodhur në Kamëz. Duke ndarë foto...
‘Sindi kishte plot çokollata, por s’ia nxinte arka!’/ Maturantët BEJTE për provimin e matematikës, thumba Ministrisë:
TIRANË– Maturantëve duket se nuk u del “e keqja” me provimin e matematikës që dhanë dy ditë më parë. Përveç protestës sot, ata kanë nxjerrë edhe një...
Aksident në Xibrakë/ Drejtuesi i autobotit të naftës humb kontrollin e mjetit, del nga rruga. Policia thërret zjarrfikësit
SHQIPËRI- Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku një autobot nafte ka dalë nga rruga pranë fshatit Xibrakë.Në ndihmë të drejtuesit të automj...