Bota

Udhëheqësit e G7 bien dakord për mbështetje ekonomike të vendeve të dëmtuara nga pandemia, Johnson: Nuk duhet të përsë

11 Qershor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Udhëheqësit e G7 bien dakord për mbështetje ekonomike

BRITANI-Gjatë takimit të sotëm në Britani, udhëheqësit e G7 ranë dakord për një marrëveshje mbi nevojën për të vazhduar mbështetjen  ekonomike të tyre pas pandemisë për vendet të cilat janë dëmtuar ekonomikisht nga Covid19.

Sipas Reuters, në këtë marrëveshje u përfshi edhe Angela Merkel e cila ka refuzuar vazhdimisht të huazojë shuma të mëdha për zhvillimin e ekonomisë por gjëja që e ka shtyrë atë më shumë është periudha pandemike e vështirë që kanë kaluar të gjitha vendet e botës.

Kishte një konsensus të gjerë në të gjithë diskutimin mbi mbështetjen e vazhdueshme për zgjerimin fiskal në këtë fazë. Joe Biden, Boris Johnson dhe Mario Draghi shprehën mbështetje të veçantë.

Udhëheqësit thanë se duhet të ketë politika afatgjata për të siguruar shëndetin e financave publike në të ardhmen si dhe theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për uljen e papunësisë. Këto përfshinin politika të tilla si rikualifikimi dhe ofrimi i mbështetjes për punëtorët e rinj.

Udhëheqësit e G7 theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të zvogëluar papunësinë siç është rikualifikimi dhe ofrimi i mbështei Kanadasë. Fondi Monetar Ndërkombëtar në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Grupit të Shtatë vendeve dhe të tjerëve të vazhdojnë masat e mbështetjes fiskale. Gjithsesi Johnson tha që udhëheqësit duhet të ishin të kujdesshëm për të mos përsëritur gabimet e krizës së fundit të madhe, recesionit të fundit të madh ekonomik të vitit 2008 kur rimëkëmbja nuk ishte uniforme në të gjithë pjesën e shoqërisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel samiti i g7 ne angli angela merkel samiti i g7 ne angli

Sondazh

Poll