Politike

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Ditmir Bushati: Përgjegjësi serioze! Rezultat i punës së palodhur gjatë viteve të d

11 Qershor 2021, 18:28 Nga DOSJA
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Ditmir Bushati:

TIRANË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pasi Shqipëria u zgjodh si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në një postim në Twitter Bushati e cilëson këtë hap një përgjegjesi serioze si nga ana politike, ashtu edhe morale. Ndër të tjera, Bushati shkruan se është rezultat i punës së palodhur gjatë viteve të diplomacisë shqiptare.

“Ulja në Këshillin e Sigurimit është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është një rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!”, shkruan Ditmir Bushati.

Merr 175 vota! Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB (PRIORITETET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ditmir bushati shqiperia ne okb ditmir bushati shqiperia ne okb

Sondazh

Poll