Politike

DEKLARATA E FORTË/ Sërish në krye të PD? Berisha “tund” demokratët, PARALAJMËRON rikthim të fuqishëm në parti: S’përjashtoj më veten nga asgjë

VIDEO
Ish-kryeministri i vendit duke përdorur shprehjen "kurrë mos thuaj kurrë", anglisht dhe shqip, si për të dërguar një mesazh, ka theksuar se nuk do të frenojë më veten nga të drejtat që i garanton Kushtetuta si qytetar.  
Featured image of article: DEKLARATA E FORTË/ Sërish në krye të PD? Berisha “tund” demokratët, PARALAJMËRON rikthim të fuqishëm në parti: S’përjashtoj më veten nga asgjë

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike bën deklaratën e fortë, ku paralajmëron një kthim të fuqishëm. Me zë dhe figurë, Berisha u shpreh se do të rikthehej në poste drejtuese të partisë, duke mos përjashtuar as rikthimit si kryetar, duke dërguar kështu një sinjal ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. 

Ish-kryeministri i vendit duke përdorur shprehjen “kurrë mos thuaj kurrë”, anglisht dhe shqip, si për të dërguar një mesazh, ka theksuar se nuk do të frenojë më veten nga të drejtat që i garanton Kushtetuta si qytetar.  

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never! E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timën kushtetuese më,”-tha Berisha në intervistën e tij për Syri.tv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po për kë ishte mesazhi? Pse 3 ditë para ditës së zgjedhjeve që priten të zhvillohen brenda Partisë Demokratike? A do të sfidojë Berisha, kryedemokratin aktual Lulzim Basha në një proces të dytë? Nëse jo në krye të PD, kë post synon Berisha? 

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

4 Komente në “DEKLARATA E FORTË/ Sërish në krye të PD? Berisha “tund” demokratët, PARALAJMËRON rikthim të fuqishëm në parti: S’përjashtoj më veten nga asgjë

  1. Kthehu Bac.. tundu njehere dhembet ketyre….hahahahah je i madh…

  2. Mbaroi cikli yt Sali. Boll me kaq.

  3. Nese kryetari aktual nuk e ngre popullin ne kembe ,,,,atehere eshte legjitime ajo qe flet dhe kerkon doktori

  4. Bravo dr Berisha❤️🙏

Shto Koment