Aktualitet

“Thirrjet”! 24 persona në hetim, akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal, u sekuestrohen 1.7 milion euro dhe

11 Qershor 2021, 15:58 Nga DOSJA
“Thirrjet”! 24 persona në hetim, akuzohen se janë

PRISHTINË– 24 persona po hetohen në Kosovë, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminale. Në kuadër të operacionit “Thirrjet”, Prokuroria Speciale e Kosovës u ka sekuestruar 1.7 milion euro para të thata, 9 mjete si dhe u janë ‘ngrirë’ 700 mijë euro në llogari bankare. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me identitetet e personave që janë marrë nën hetim nga Policia.

Njoftimi i policisë:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri të koduar si “Thirrjet”.

Prokuroria Speciale njofton se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë njëzetekatër (24) persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë (700.000) euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë (1.700.000) euro kesh dhe nëntë (9) vetura.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kosove operacioni thirrjet kosove operacioni thirrjet

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2021, 15:43

Zgjedhjet për Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për të zgjedhur 5 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.Këshilli i Sigurimit, një organ i...