Aktualitet

Merr 175 vota! Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB (PRIORITETET)

11 Qershor 2021, 14:30 Nga DOSJA
Merr 175 vota! Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e

SHBA Me 175 vota, Shqipëria ëshët bërë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendi ynë mori 175 vota nga 190 vende në OKB me të drejtë për të ushtruar vullnetin e tyre, duke u bërë anëtare e përkohshme në këtë këshill, me një mandat 2-vjeçar.

Asambleja u zhvillua ditën e sotme në Nju Jork, ku u vendos edhe për 5 shtetet e reja, të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Prioritetet kryesore të Shqipërisë:

– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;

– Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;

– Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;

– Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;

– Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

Çfarë është Këshilli i Sigurimit?

Këshilli i Sigurimit në OKB ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme për të gjitha vendet, madje mund të kërkojë edhe forcë në konflikte të armatosura, por me kushtin që të ketë votë unanime nga të gjitha vendet anëtare të përhershme.

KS përbëhet nga dy lloje shtetesh:  10 shtete të zgjedhura dhe 5 shtete anëtare të përhershme që janë SHBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia. Vendet e tjera të përkohshme, si në rastin e Shqipërisë kanë mandat 2-vjeçar. Po ashtu një kusht është që një prej tyre duhet të jetë vend i Europës Lindore.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet këshilli i sigurimit okb shqiperia ne okb këshilli i sigurimit okb shqiperia ne okb

Sondazh

Poll