Aktualitet

Matematika provim i vështirë/ Maturantët: Po tallen me ne, na thanë që do na ndihmonin

11 Qershor 2021, 14:07 Nga DOSJA
Matematika provim i vështirë/ Maturantët: Po tallen me ne, na

Pasi dhanë gjuhën e huaj në 3 qershor, më pas gjuhën shqipe dhe letërsinë në 7 qershor, ditën e sotme 34 mijë maturantë zhvilluan provimin e tretë të matematikës. Sfida e fundit për ta mbetet provimi i lëndës me zgjedhje në 15 qershor.

“Kam vajzën maturante, unë vetë jam profesor matematike. Shpresoj teza të jetë hartuar bazuar në vështirësinë e pandemisë”, shprehet një prind. Por minutat që kalonin nga orari zyrtar i përfundimit të provimit, teksa filluan në 10 dhe duhet të përfundonin në 12:30, si dhe fytyrat e vrenjtura të gjimnazistëve e disa prej tyre edhe me lot në sy kur dolën treguan vështirësinë e provimit të matematikës. Për ta koha ishte e pamjaftueshme si dhe teza tepër e ngarkuar.

“Pse tallen me ne. unë e pëlqej shumë matematikën, jam ekselent dhe hasa vështirësi. Jam i acaruar se na gënjyen thanë do marrim për bazë mangësitë e mësimit online””, thonë maturantët.

Ashtu sic ndodhi me testin e gjuhës shqipe dhe letërsisë që u shpërnda në rrjete sociale nga eksperti i arsimit në pd, edhe teza e matematikës u shpërnda qoftë në facebook apo instagram këtë herë nga një faqe ‘studentët denoncojnë’ të cilët theksuan se është kopjuar gjatë kohës së provimit.

Rregullorja e maturës parashikon ndjekje penale për personat e tretë që publikojnë provimin gjatë zhvillimit të provimit, por edhe pse rasti i parë po hetohet, historia është përsëritur.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet matura 2021 provimi i matematikes 2021 matura 2021 provimi i matematikes 2021

Sondazh

Poll