Sport

Asani largohet nga Partizani, Kisvarda hungareze “shtëpia” tij e re

11 Qershor 2021, 10:02 Nga DOSJA

TIRANE – Jasir Asani nuk është më lojtar i Partizanit. Ka qenë vetë futbollisti që nëpërmjet një postimi të bërë, ka njoftuar se e ka mbyllur me të kuqtë, duke dalë tashmë një lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.

Sakaq, mësohet se e ardhmja e Jasir Asanit pritet të jetë në Hungari, ku klubi i elitës, Kisvarda, është pranë marrëveshjes me ish-sulmuesin e kuq. Skuadra hungareze sezonin e fundit e mbylli në vendin e pestë dhe sezonin e ardhshëm pretendon më shumë.

Në postimin e tij, sulmuesi Jasit Asani falënderon klubin dhe tifozët e kuq. Kujtojmë se futbollisti 26-vjeçar del si një lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Partizanin.

“Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.

Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.

Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan,”- shkruan në përshëndetjen e tij sulmuesi Jasir Asani.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport jasir asani kisvarda ne hungari sulmuesi i partizanit jasir asani kisvarda ne hungari sulmuesi i partizanit

Sondazh

Poll