Aktualitet

Dhuna në protestën e opozitës dhe shkatërrimi i kërpudhës, Rama: Politikë e dalë boje, shqiptarët s’janë këta

16 Shkurt 2019, 11:38 Nga DOSJA
Dhuna në protestën e opozitës dhe shkatërrimi i

VLORE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidenteve të dhunshme në protestën e opozitës para Kryeministrisë. (Lexo ketu)

“Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë”-shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërkohë që ka publikuar edhe një foto që krahason protestën e Tiranës dhe takimin në Vlorë.

Disa orë më vonë, pasi protestuesit i shkatërruan kërpudhën e vendosur para kryeministrisë, (Lexo ketu), Rama reagoi sërish përmes rrjeteve sociale dhe shkroi: 

“KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve! Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta.”

Opozita ka zhvilluar një protestë të dhunshme sot para kryeministrisë, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, ku ka zhvilluar disa takime dhe një “anti-miting”. 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antimitingu ne vlore edi rama lulzim basha protesta e opozites 16 shkurt antimitingu ne vlore edi rama lulzim basha protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll