Bota

Toka zyrtarisht me 5 oqeane! National Geographic njeh Oqeanin Jugor të Antarktidës në hartat e saj

11 Qershor 2021, 12:20 Nga DOSJA
Toka zyrtarisht me 5 oqeane! National Geographic njeh Oqeanin Jugor të

Hartografët e National Geographic kanë njohur Oqeanin Jugor të Antarktidës në hartat e tyre, duke e çuar numrin e oqeaneve të Tokës në pesë. Kjo organizatë, e cila ka krijuar hartat e botës që prej vitit 1915 njoftoi se njohu publikisht oqeanin e 5-të, në Ditën Botërore të Oqeanit .

National Geographic e ka përcaktuar oqeanin Jugor të Antarktidës si të bashkuar nga rryma që rrjedh përreth Antarktidës, shkruan Daily Mail.

Tashmë Oqeani Jugor i Antarktidës do t’i bashkohet listës së katër oqeaneve të tjera, Atlantikut, Paqësorit, Indianit dhe Arktikut. 

‘Oqeani Jugor është njohur prej kohësh nga shkencëtarët,’ shpjegoi gjeografi i Shoqatës Kombëtare të Gjeografisë Alex Tait në njoftim . Gjeografi shpjegoi se oqeani nuk është njohur për shkak të mos arritjes së një marrëveshje në nivel ndërkombëtar. ‘Oqeani duhej emërtuar veçmas, për shkak të ndarjes së tij ekologjike’, sqaroi gjeografi.

Në kontratën e oqeaneve në botë,  Bordi Amerikan i Emrave Gjeografikë e ka njohur si ‘Oqeanin Jugor’ që nga viti 1999, ndërsa Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës miratoi etiketimin vetëm në shkurt të këtij viti.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 5 oqeanet ne bote oqeani jugor i antarktides 5 oqeanet ne bote oqeani jugor i antarktides

Sondazh

Poll