Bota

Konjufca replika me Hoxhajn: S’po di si t’ju drejtohem deputet apo anëtar i Shkollës Verore  

11 Qershor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Konjufca replika me Hoxhajn: S’po di si t’ju drejtohem deputet apo

KOSOVË-  Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka replikuar me Kreun e PDK-së Enver Hoxhaj gjatë seancës së sotme parlamentare. Në kohen kur Konjufca i ka dhënë fjalën Hoxhajt për të replikuar i ka thënë se nuk di se si t’i drejtohet si deputet, apo i anëtar i Shkollës Verore.

“Tash, tash do t’i japë tri replika, edhe replikën e parë ia japë Enver Hoxhajt,po spo di a me ju drejtu deputet, apo anëtar i Shkollës Verore”, i tha Konjufca-Hoxhajt.

Nga ana tjetër, Hoxhaj ka replikuar duke i thënë se është mirë ta ftojnë edhe si anëtar të Shkollës Verore. 

“Faleminderit shumë zotri kryertar, unë mendoj që është mirë edhe mu mem ftu si anëtar i shkollës verore”, tha Hoxhaj.

Kjo replikë mes të dyve ka ndodhur për shkak se Hoxhaj në fjalën e parë, e ka cilësuar këtë seancë si ‘shkollë verore’, si dhe i ka uruar Kurtit mirëseardhjen në ‘seminar’. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj glauk konjufca enver hoxhaj glauk konjufca

Sondazh

Poll