Aktualitet

11 Qershor 2021, 11:20 Nga DOSJA

TIRANË– Fotoja e vajzës 24-vjeçare, Xhesina Gegës, e cila u përplas nga 19-vjeçari Jehon Breçani është bërë publike. E reja po priste në stacion të autobusit një shoqe të saj, ndërkohë që u përplas me makinë nga i riu. Për fat të keq, Gega humbi një këmbë.

Vajza i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike për jetën.

Si ndodhi aksidenti? 19-vjeçari, i cili djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçani, humbi kontrollin e automjetit tip ‘Benz’ Amg, në rrugën “Xhanfize Keko”, për shkak të shpejtësisë dhe doli nga rruga.

I riu përplasi vajzën e cila po ecte në trotuar, duke i prerë njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ishte aq e fortë, saqë njollat e gjakut të vajzës u panë nga këmbësorët për orë të tëra. Pasi përplasi vajzës, Breçani u përplas me një pemë, aq sa e rrëzoi dhe më pas përfundoi në një mur ku ndaloi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet jehon brecani xhesina gega arrestohet jehon brecani xhesina gega

Sondazh

Poll