Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk do të jetë e lehtë në Bruksel
10 Qershor 2021, 12:33Nga DOSJA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se tha rundi i ardhshëm i dialogut me Kosovën “nuk do të jetë i lehtë”, por, sipas tij, është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë, për të ulur tensionet dhe për të garantuar sigurinë e serbëve në Kosovë.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 15 qershor, në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Vuçiç tha se do të udhëtojë në Bruksel të hënën, një ditë para fillimit të dialogut, për të mbajtur disa takime dhe darka pune.
“Ata (zyrtarët e Kosovës) vijnë për të bërë shfaqje, ndërsa ne jemi të përkushtuar për dialog”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lir.
Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi ka ngecur vjeshtën e vitit të kaluar, kur pala serbe ka hapur çështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Përpara konfirmimit të datës për rinisjen e dialogut, zyrtarët e të dyja palëve kanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me këtë Asociacion.
Kurti ka thënë se nuk mund të formohet asnjë asociacion njëetnik, ndërsa Vuçiq ka thënë se Kurti nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel, nëse nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit.
Vuçiç përsëriti të enjten: “Nëse mendoni të vini për gjërat për të cilat po flisni, nuk keni pse të udhëtoni”.
Me një marrëveshje të vitit 2013, të nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është paraparë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.
Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Ishte më 20 maj kur Mina Arnaoti postoi në faqen e saj personale në Facebook duke informuar miqtë e saj në internet për shumën e parave që u detyr...
GREQI– Informacion i ri nga dëshmia e pilotit 32-vjeçar i cili jetoi një tragjedi në shtëpinë e tij në Glyka Nera kur tre grabitës hynë në shtëpinë e tyr...
KOSOVË– Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Enis Sulstarova, i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, pas re...
FRANCË– Damien Tarel, një fans i arteve marciale mesjetare që goditi Presidentin francez, Emmanuel Macron në fytyrë, do të dalë para një gjykatësi në...
KINË– Pamja e sotme moderne e Shangait na lë të kuptojmë që ky vend ka qënë i zhvilluar prej kohësh dhe na largon idenë që kohë më parë ka qënë një p...
KOSOVË– LDK’-ja pas mbledhjes së Kryesisë të mbajtur sot, zgjodhi që kompetencat e tij në Podujevë, t’iakalojë kandidatit për kryetar të komunës, Ekrem Hys...
BRITANI– Boris Johnson dhe Joe Biden do të bëjnë krahasime me Winston Churchill dhe Franklin Roosvelt duke nënshkruar një statut të ri të Atlantikut në një përp...