Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kandidatët që synojnë të zgjidhen përsëri në komuna

10 Qershor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kandidatët që synojnë

KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti dhe pasi u bënë të njohur emrat e tetë kandidatëve dhe 5 nga ata do të rikandidojnë sërish.

Mediat kosovare raportojnë se pesë komunat që do të rikandidojë kryetarët aktual janë Peja, Lipjani, Vushtrrina, Vitia dhe Fushë Kosova.

Gazmend Muhaxheri i cili aktualisht është duke qeverisur me Pejën, në këto zgjedhje synon të marrë mandatin e tretë me radhë. Muhaxheri ishte zgjedhur kryetar i Pejës për herë të parë më 2013 ku pastaj në zgjedhjet e vitit 2017 mori sërish besimin e qytetarëve, shkruan Telegrafi.

Imri Ahmeti gjithashtu synon që në këto zgjedhje të marrë mandatin e tretë për të qeverisur me Lipjanin. Ahmeti gjithashtu është zgjedhur kryetar i Lipjanit më 2013 dhe 2017.

Një tjetër kandidat që LDK ka vendosur ta rikandidoj sërish, është kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Tahiri është zgjedhur kryetar i Vushtrrisë më 2017, dhe në zgjedhjet e këtij viti synon të marrë mandatin e dytë.

Sokol Haliti i cili aktualisht udhëheq komunën e Vitisë, në këto zgjedhje synon të marrë mandatin e tretë, sikurse Muhaxheri në Pejë dhe Ahmeti në Lipjan.

Kurse Burim Berisha, i cili  ka katër mandate qeverisë me komunën e Fushë Kosovës, në këto zgjedhje synon të marrë mandatin e pestë. Berisha është zgjedhur kryetar i Fushë Kosovës në vitet 2007-2009 dhe 2013-2017.

Lidhja Demokratike e Kosovës përveç rikandimit të këtyre kryetarëve dje, ka bërë të ditur edhe emrat e tre kandidatëve të rinj në komunat Prishtinë, Podujevë dhe Suharekë. LDK tashmë kandidat për Prishtinën ka nominuar arkitektin Përparim Rama, për Podujevën ka nominuar Ekrem Hysenin kurse në Suharekë ka nominuar Ardian Shalën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gazmend muhaxheri imri ahmeti kosove xhafer tahiri zgjedhjet lokale ne kosove gazmend muhaxheri imri ahmeti kosove xhafer tahiri zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 09:09

Argumenti është, se gjithnjë e më shumë njerëz guxojnë t’i hyjnë rrugës së rrezikshme detare nga Libia apo Maroku në Europë, nëse e dinë, se mund të shpët...