Bota

Murgesha dënohet me 40 vite burg/ 79-vjeçarja vodhi 835 mijë dollarë nga fondet e shkollës për të paguar borxhet e bixhoz

10 Qershor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Murgesha dënohet me 40 vite burg/ 79-vjeçarja vodhi 835 mijë

KALIFORNI-Një murgeshë e moshuar nga Kalifornia deklarohet fajtore për vjedhje nga shkolla katolike ku ajo punoi për dekada me qëllim që të paguante borxhet e bixhozit, sipas prokurorëve të SHBA-së.

Sipas mediave, Mary Margaret Kreuper, 79 vjeç, dyshohet se vodhi më shumë se 835,000 dollarë (590,000 £) ndërsa punonte si drejtoreshë e një shkolle në periferinë e Los Anxhelosit. Ajo tani do të përballet me 40 vjet burg.

Një marrëveshje për pranimin e fajit e lëshuar të martën, 8 qershor thotë se ajo kishte pranuar që devijonte fonde për të paguar borxhet e mëdha të lojërave të fatit.

“Komuniteti i besimit në St James u trondit dhe u trishtua nga këto veprime dhe famullia, shkolla dhe kryepeshkopata raportuan çështjen dhe bashkëpunuan plotësisht me autoritetet në hetimin penal,” tha Kryepeshkopata e Los Anxhelosit në një deklaratë.

Avokati i saj  tha se ajo ishte “shumë e penduar” dhe se sëmundja mendore e kishte errësuar gjykimin e saj

Si drejtoreshë e shkollës, Motra Kreuper “kontrollonte llogaritë në një union krediti, duke përfshirë një llogari kursimi për shkollën dhe një të krijuar për të paguar shpenzimet e jetesës së murgeshave të punësuara nga shkolla”, tha zyra e avokatit të SHBA-së.
Motra Kreuper, drejtoi Shkollën Katolike St James në Torrance, California, për 28 vjet. Zyrtarët thonë se ajo filloi të vjedhë në 10 vitet para pensionit të saj në 2018.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mary margaret kreuper murgesha mary margaret kreuper murgesha

Sondazh

Poll