Bota

Shuplaka ndaj Macron/ Pas kontrollit në shtëpinë e 28-vjeçarit që e goditi, u gjenden armë dhe libra të Hitlerit

10 Qershor 2021, 07:43 Nga DOSJA
Shuplaka ndaj Macron/ Pas kontrollit në shtëpinë e

FRANCË– 28-vjeçari Damien Tarel, që u identifikua ditën e djeshme nga policia e Francës pasi godoti presidentin francez, Emmanuel Macron në fytyrë, është arrestuar dhe më pas i është bërë një kontroll shtëpisë ku ai jetonte bashkë me të ëmën.

Sipas Daily Mail, në shtëpi grupi i hetuesve bën me dije se ka gjetur armë dhe një kopje të tekstit antisemit të Hitlerit, Mein Kampf dhe armë ku mdis tyre raportohet se janë gjetur në shtëpinë e tij janë; një shpatë, një kamë dhe një pushkë koleksionisti, për të cilat ai nuk kishte leje.

Damien Tarel me flokë të gjatë dhe me syze u hodh në tokë nga truprojat pasi goditi presidentin dhe bërtiti: ‘Montjoie Saint Denis’, një britmë e vjetër e luftës mbretërore, ‘A Bas La Macronie’ (‘Poshtë Macronia’).

Macron erdhi për ta përshëndetur dhe ai dukej se po ndalonte presidentin për një bisedë, duke e kapur krahun e tij para se të shpërthente me një shuplakë. Truprojat e kapën shpejt sulmuesin dhe e hodhën atë për tokë përpara se ta tërhiqnin larg, ndërsa Macron u tërhoq nga një anëtar i detajit të sigurisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota damien tarel emmanuel macron damien tarel emmanuel macron

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 06:18

Hetimi amerikan për origjinën e koronavirusit

Fillimisht e hedhur poshtë nga ekspertë për kujdes shëndetësor dhe zyrtarë qeveritarë, hipoteza se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga një laborator kinez, ...